Është shtyrë për më 2 shkurt seanca paraprake për ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në 2 raste.
Ish-kryebashkiaku përmes avokatit ka kërkuar pushimin e çështjes ose gjykim të shkurtuar. I pranishëm në seancë Dako deklaroi se leja për pallatin ishte vendim kolegjial.
Sa i takon tenderit të vijës bregdetare, Dako tha në seancë se projekti aty është dhe kërkoi të verifikohet ish-kryebashkiaku, ndërsa avokatët pretendojnë se nuk ka vepër penale.
Ndërkohë seanca po vijon me deklarimet e të akuzuarve të tjerë.