Familjarë të tifozit të Flamurtarit, Mikel Selmani kërkojnë hetim në lidhje me vdekjen e 42 vjeçarit.
Daja e viktimës, Xhelil Xhelilaj deklaron se ndryshe nga sa u tha mbrëmë, vdekja e Mikelit, nuk ishte aksidentale.
Ndërsa, theksoi se familjarët kanë shkuar në prokurori për t’i kërkuar hetim të ngjarjes.
Ngjarja ndodhi mbrëmë gjatë ndeshjes së Kupës së Shqipërisë, Flamurtari-Kukësi.
https://www.youtube.com/watch?v=HPKvw0ohcow