Ali Sonboly, dyshohet se është emri i vrasesit në Mynich, i cili la të vdekur së paku 10 persona McDonalds.
Sipas të përditshmes britanike, Daily Mail, 18 vjeçari me prejardhje iraniane, dyshohet se ka hapur një faqe në Facebook ku thuhej se do të shpërndahet ushqim gratis në McDonalds.
Babi i vrasësit raportohet se punon si një taksist ndërsa nëna e tij punon në një qendër tregtare.
Gazeta Bild ka njoftuar se policia gjermane ka marrë babanë e sulmuesit 18 vjeçar dhe po e interviston. Ekipet e mjekësisë ligjore janë në kërkim të banesës ku jetonte i armatosuri bashkë me prindërit e tij.