Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Daily Mail tall Sekretarin/ Nëse të frymëzon Shqipëria, atëherë je b…

2016/04/24 at 3:28 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Daily Mail tall Sekretarin/ Nëse të frymëzon Shqipëria, atëherë je b…

Gazeta britanike “Daily Mail” i ka kthyer një përgjigje Sekretarit të Drejtësisë Britanike, Majkëll Gov, për thëniet e tij, të cilat i cilëson si qesharake.

Gov pati deklaruar se Shqipëria mund të shërbejë si një frymëzim për Britaninë nëse del nga BE-­ja, pasi sipas tij Shqipëria po ecën shumë mirë drejt rritjes ekonomike. “Z. Gov, nëse ti do që ne të bëhemi si Shqipëria, atëherë ti je b*thë”, shkruan “Daily Mail” në titullin e saj. Më poshtë britanikja ka botuar një reportazh nga Shqipëria për t’i sjellë sekretarit të drejtësisë një panoramë më të qartë të jetës këtu.

REPORTAZHI I DAILY MAIL

Qemali ishte ulur nën hijen e një peme pjeshke në fshatin Gërdec dhe po përpiqej që të gjente një blerës për gomarin e tij. Kur ndalova të flisja me të, ai më tregoi se kishte katër fëmijë dhe se kërkonte të shiste gomarin që të siguronte disa të ardhura, pasi kishte mbetur trok.

“Nuk ka ndihmë nga shteti këtu”, tha ai. “Nëse nuk punon, vdes”. Nuk kisha më dyshime pse kafsha dhe pronari ishin aq të përhumbur. Më pas e pyeta Qemalin nëse vendi i tij mund të shërbente si model për Britaninë. Ai më pa nëse isha e çmendur dhe pastaj mu përgjigj.

“Kjo tingëllon mjaft e çuditshme”, tha ai. “Ky vend është shumë i varfër. Situata është e dëshpëruar. Përse do të donit të na merrnit si model?”, vijoi ai.

Më pas, takova një investitorë dhe sipërmarrëse, që ishte në një situatë krejt tjetër nga e Qemalit. “Kjo është një shaka patjetër”, më tha Donika Mici, sipërmarrëse fasonerie. “Nuk mund të dëshirosh të behesh si Shqipëria. Ne jemi demokraci vetëm në emër. Do të ishte çmenduri që të ndiqje Shqipërinë si model. Ju respektoni ligjet dhe ndiqni rregullat. Ju punoni në mëngjes, ndërkohë që ne pimë kafe. Ne duhet t’ju ndjekim juve”, thotë ajo.

Shqipëria duket me të vërtet si një vend i çuditshëm për t’u marrë shembull. Ajo sigurisht s’mund të jetë nirvana e Britanisë posteuropiane. Gati më shumë se çereku i popullsisë kanë emigruar gjatë viteve të demokracisë dhe ata që kanë mbetur në Shqipëri, jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë.

Ndërsa në Ndroq, vetëm pak kilometra larg Tiranës takova një të moshuar me emrin Vushe, e cila ishte ulur në anë të rrugës dhe mbante në duar një fëmijë të sëmurë. “Shikomëni, kjo nuk është jetë”, tha ajo. “Nuk ka punë këtu. Ne nuk kemi as bukë për të ngrënë dhe flemë me barkun bosh”, më tregoi ajo. Pak më tutje ishte fqinja e saj, Serma e cila po mblidhte shkarpa për të ndezur zjarr. “Ne jemi më të varfrit dhe po vdesim që t’u bashkohemi vendeve Perëndimore”, tregon ajo.

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Intervista/ Çfarë thoshte dikur Sofia e vërtetë për ngacmimet e Çanit

Intervista/ Çfarë thoshte dikur Sofia e vërtetë për ngacmimet e Çanit

Berisha: Olsi Rama po ndërton kullën 25 katëshe me paratë e FSHF-së…

Berisha: Olsi Rama po ndërton kullën 25 katëshe me paratë e FSHF-së...

Video/ Atletet 4 milion dollarëshe të punuara me diamantë

Video/ Atletet 4 milion dollarëshe të punuara me diamantë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com