Këngëtarja Dafina Zeqiri ka qenë e ftuar në emisionin e mikut të saj, “Një kafe me Labin”. Pasi ka folur për projektin e saj të ri, “Na” këngëtarja është përlotur gjithashtu në studio.
Arsyeja ka qenë vdekja e nënës së motrave Ismaili, Mona që e ka përlotur Duffyn. Ajo ka sqaruar se me Zanfinën nuk është e vërtetë që nuk flet thjesht janë shkëputur pa ndonjë arsye.
Pasi i ka shprehur ngushëllimet motrave Ismaili, Dafina ka thënë se edhe nëna e saj i është nënshtruar një sërë operacioneve shëndetësore.