Kombëtarja shqiptare ka zbarkuar sot në Lens, ndërsa pas konferencës për media ka zbritur në fushë.
Ata janë duke u stërvitur në stadiumin Bollaert-Delelis ku edhe do të zhvillohet nesër ndeshja.
Të prirë nga kapiteni Lorik Cana, djelmoshat dolën në fushë dhe janë duke u stërvitur.
Shihet që nuk mungon asnjëri dhe në ndeshje me Zvicrën pritet të jemi të kompletuar.