Gazetari Blendi Fevziu nëpërmjet një video në “Instagram”ka treguar pushkën e prodhuar në Shqipëri rreth viteve 1780-1820.
Fevziu shkruan se kjo pushkë është një krenari artizanale e vendit tonë, ndërsa për armën shqiptare thotë se ka disa emra Arnautka, Karajfilja, Breshana.
Gazetari na tregon pak më shumë mbi historinë e kësaj pushke. Grykat zakonisht vinin nga Italia dhe carqet vinin nga Stambolli, prodhoheshin dhe në vend. Trupi dhe asamblimi bëhej në vend.
“Grykat më të gjata bëheshin nga një punishte italiane CARLI E FIGLI, që e deformuar ka dhënë emrin Karajfilja. Grykat që vinin nga punishtet e Breshias, kanë dhënë termin Breshana. Në fakt krenari për një prodhim të tillë 200 – 250 vjet më parë.”-shkruan Fevziu./Opinion.al
https://www.instagram.com/reel/Cn4qRejADR8/?utm_source=ig_web_copy_link