Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ç’të gjeti dje babam që ishe në fund të rreshtit?”, Açka i drejtohet Bardhit: Një Zot e di si të korruptoi Berisha…

2025/04/12 at 12:11 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ç’të gjeti dje babam që ishe në fund të rreshtit?”, Açka i drejtohet Bardhit: Një Zot e di si të korruptoi Berisha…

Deputetja Flutura Açka ka bërë një reagim për drejtuesin politik të për qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, duke hedhur dyshime se mes tij dhe Sali Berishës nuk është më bashkëpunimi i mëparshëm, kur lideri demokrat e përdori Bardhin për të “bashkuar” partinë e përçarë.

Sipas saj Berisha e ka korruptuar Bardhin për të përçarë demokratët dhe tani po tenton ta mënjanojë. Deputetjai është drejtuar me ironi Bardhit ku e ka pyetur, se “a nuk është ai tani pjesë e ajkës së partisë”.

Reagimi i Flutura Açkës:

O hero, ty par(t)ia nuk të do!

Me mitingun e djeshëm të hapjes së fushatës së PD-së po merren shumë përshkrues, dhe në të vërtetë, ke shumë çfarë të thuash.
Por unë do ta kursej gjykimin tim në respekt të mijëra demokratëve, të cilët, me hir a pahir, me dëshirë a detyrim, me besim a dyshim, janë sot të ndarë në copa dhe në kurthin politik të dy personazheve që i mbajtën, i votuan, i përkëdhelën dhe i durojnë ende: Sali Berisha e Lulzim Basha.
Mua më shqetëson heroi im, ndaj të cilit, plot katër vite më parë, siç edhe shihet nga fotoja e një dite prilli 2021, kam pasur besim të plotë.
Nuk e njihja, as sot nuk mëtoj se e njoh ndonjëfarë, pasi është prej atyre personazheve që të tjera flet dhe të tjera mendon, të tjera bën dhe të tjera do të donte të bënte. Politikisht flas, gjithnjë.
A është kjo e mirë apo e keqe në politikë, iu mbetet demokratëve që ta gjykojnë, veçmas më 12 maj, në varësi të asaj çfarë do të prodhojë strategjia e këtij heroi (dhe e ca bythëcëve të tij) pas majit të vitit 2023, ose më herët, qysh nga darka e Ukës së dhjetorit 2022, ose edhe më herët, nga shtatori 2021.
Mbrëmë, me ç’vura re, heroi im kishte zgjedhur të rrinte në fund të rreshtit, pa shumë dukë, thuajse nuk ishte i pranishëm.
Ç’të gjeti, babam?
Madje, kur erdhi fjala që të lexohej emri i tij, jo vetëm që nuk u lexua i pari mes kandidatëve të qarkut të Fierit, si drejtues politik i të cilit është, por nuk pati ndonjë hare mes gjindjes, si e asaj që kam bërë unë kur lexohej emri i tij në prillin e vitit 2021.
Ç’të ketë ndodhur, vallë, me heroin tim?
A nuk është më ai pjesë e ajkës së ajkës së par(t)isë?
Të jetë, vallë, duke projektuar ndonjë strategji shpëtimi nga ky turp politik ku e futi veten, dhe ne të gjithë bashkë?!
Të jetë, vallë, duke përgatitur ndonjë puç alla kalamajsh që luajnë me topa lufte?
Aferim! Por atë, burrin që hedh diell dhe lëshon breshër kur të dojë mbi PD-në, i cili ty, një Zot e di se si të korruptoi (politikisht), e quajnë Sali Berisha!

Ju sugjerojmë

Dekreti i Begajt për datën e zgjedhje, Milori: Veliaj mund të ketë një as nën mëngë
-U tha në Opinion

Dekreti i Begajt për datën e zgjedhje, Milori: Veliaj mund të ketë një as nën mëngë

1 Tetor, 2025 11:15 pm
Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Daci: I pavlefshëm, “goditet” duke…
-U tha në Opinion

Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Daci: I pavlefshëm, “goditet” duke…

1 Tetor, 2025 11:04 pm
Data e zgjedhjeve, Rusmali: Rastin e Veliajt nuk e mbron Gjykata Kushtetuese
-U tha në Opinion

Data e zgjedhjeve, Rusmali: Rastin e Veliajt nuk e mbron Gjykata Kushtetuese

1 Tetor, 2025 10:39 pm
Lajm i keq për Kombëtaren, mbrojtësi titullar do të mungojë ndaj Serbisë
Sport

Lajm i keq për Kombëtaren, mbrojtësi titullar do të mungojë ndaj Serbisë

1 Tetor, 2025 9:45 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sherr mes disa personave në Bilisht, dy të plagosur

1 Tetor, 2025 8:56 pm
Kritikoi takimin e Trump me Erdogan, pushohet nga puna gazetari turk në Washington
Bota

Kritikoi takimin e Trump me Erdogan, pushohet nga puna gazetari turk në Washington

1 Tetor, 2025 8:05 pm
FIFA gjobit FSHF-në për incidentet jashtë stadiumit
Sport

FIFA gjobit FSHF-në për incidentet jashtë stadiumit

1 Tetor, 2025 7:36 pm
IKMT aksion për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës
Aktualitet

IKMT aksion për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës

1 Tetor, 2025 6:55 pm
“Inflacioni ka shënuar rritje”, Sejko: BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit
Aktualitet

“Inflacioni ka shënuar rritje”, Sejko: BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit

1 Tetor, 2025 6:50 pm
Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri
Aktualitet

Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri

1 Tetor, 2025 6:16 pm
Para
Me këngë e valle, PS hap fushatën te Sheshi Skënderbej

Me këngë e valle, PS hap fushatën te Sheshi Skënderbej

“Nga qarku i Fierit priten 11 mandate”, Balluku: Me Ramën në krye, asnjë nuk na ndal

"Nga qarku i Fierit priten 11 mandate", Balluku: Me Ramën në krye, asnjë nuk na ndal

Manja: Do marrim katër mandate në Qarkun e Lezhës

Manja: Do marrim katër mandate në Qarkun e Lezhës

TE FUNDIT

Dekreti i Begajt për datën e zgjedhje, Milori: Veliaj mund të ketë një as nën mëngë

Dekreti i Begajt për datën e zgjedhje, Milori: Veliaj mund të ketë një as nën mëngë
1 Tetor, 2025

Data e dekretimit te zgjedhjeve të parakohshme për bashkinë e Tiranës ka shkaktuar përsëri një paqartësi te juristë si dhe...

Lexo më shumë

Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Daci: I pavlefshëm, “goditet” duke…

Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Daci: I pavlefshëm, “goditet” duke…
1 Tetor, 2025

Konstitucionalisti Jordan Daci ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me dekretin e Presidentit për dekretimin e datës së zgjedhjet...

Lexo më shumë

Data e zgjedhjeve, Rusmali: Rastin e Veliajt nuk e mbron Gjykata Kushtetuese

Data e zgjedhjeve, Rusmali: Rastin e Veliajt nuk e mbron Gjykata Kushtetuese
1 Tetor, 2025

Dekretimi i datës 9 nëntor për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës ka ngjallur përsëri një debat në lidhje...

Lexo më shumë

Lajm i keq për Kombëtaren, mbrojtësi titullar do të mungojë ndaj Serbisë

Lajm i keq për Kombëtaren, mbrojtësi titullar do të mungojë ndaj Serbisë
1 Tetor, 2025

Mediat italiane bëjnë me dije se Ardian Ismajli do të qëndrojë jashtë fushave rreth një muaj për shkak dëmtimi dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com