Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“CR7”- Trafikantët e mëdhenj nga Lezha e Laçi: Hetohet pasuria e shqiptarëve të kapur me 1 ton kokainë në Spanjë

2018/05/05 at 10:33 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
“CR7”- Trafikantët e mëdhenj nga Lezha e Laçi: Hetohet pasuria e shqiptarëve të kapur me 1 ton kokainë në Spanjë

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet lidhur me arrestimin e dy shqiptarëve në Spanjë, të cilët u ndaluan për trafik të 1 ton kokainë së bashku me disa shtetas spanjollë dhe Kolumbianë. Ish-themeluesi i kompanisë “Arvi”, Arjan Ndoci, i cili rezulton të jetë dhe vllai i biznesmenit të njohur Viktor Ndoci, po verifikohet nga Krimet e Rënda dhe Policia e Shtetit, mbi lidhjet e tij në Shqipëri dhe pasurinë e tij. Prokuroria ka hapur një çështje penale duke verifikuar me imtësi të gjithë aktivitetin tregtar të kompanive, por dhe pasurinë e paluajtshme. Ndoci besohet se është një nga drejtuesit e rjetit të drogës, ku së bashku me shqiptarin tjetër nga Lezha që fshihej me idenitetin e rremë Julian Deblini, menaxhonin pritjen e dërgesave nga Kolumbia në Spanjë, nga ku shpërndahej më pas në të gjithë europën.


Ndoci fshihej nën mantelin e emrin të vjedhur Dritan Gradica, ndërsa edhe Dublini dyshohet se emrin e vërtetë e ka Julian Gjoka nga Lezha. Në vitin 2014, rezulton se Ndoci ka shitur kompaninë “Arvi”, kundrejt 12 milion lekësh, tek biznesmeni tjetër Fatmir Imeraj. Por dy vite më pas, në 2016 kjo kompani shitet po me të njëjtin çmim nga Fatmir Imeraj tek Viktor Ndoci, vëllai i Arjan Ndocit dhe Ylli Braka. Sipas burimeve nga INTERPOL-i Arjan Ndoci është koka e trafikut të drogës nga Kolumbia nga Spanjë dhe që më pas shpërndahej në të gjithë Europën. Ndoci rezulton se nuk është dënuar apo ndaluar më parë për trafik, ndërsa vijojnë shkëmbimet e informacioneve mes autoriteteve shqiptare dhe atyre spanjolle. Pas sekuestrimit të një ton kokaine në Madrid, policia spanjolle deklaroi se dy shqiptarët e arrestuar ishin, Julian Deblini dhe Dritan Gradica, por këtij të fundit dyshohet se i kanë vjedhur identitetin, pasi koka e trafikut është Arjan Ndoci.

Eurot të bllokuara dhe 5 të arrestuar

Veç sasisë së lëndës narkotike të bllokuar në Spanjë, gjatë operacionit policia sekuestroi dhe 1.5 milion euro cash, para këto që dyshohet se do paguheshin për blerjen e sasisë së drogës. Gjatë këtij operacioni policia ka arrestuar 5 persona, 2 shqiptarë, 2 spanjollë dhe një kolumbian. Mediat vendase bëjnë me dije se dy shqiptarët janë cilësuar si “kapo” të rëndësishëm të bandës së trafikut të drogës, dhe konkretisht flitet për Julian Deblini, lindur në Shqipëri, dhe Dritan Gradicën, lindur në Shqipëri.

Të arrestuarit e tjerë janë Ruben Paz Ciprian Munoz dhe Ruben del Castillo de la Torre, të dy me origjinë spanjolle. Sipas informacioneve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, kjo organizatë kishte shqiptarë që jetonin në Spanjë, të cilët transportonin nga Kolumbia sasi të mëdha kokaine në valixhe të zeza, dhe e përdornin Spanjën si portë hyrëse për drogën, e cila kishte destinacion vendet e Europës.

Kokaina me “CR7” e cilësisë së lartë

Droga ishte markuar me logon “CR7”, ndërkohë që theksohet se anëtarët e bandës kishin role të përcaktuara qartë që nga fillimi i punës. Kodi “CR7” i referohet sulmuesit të Reali të Madridit,Cristiano Ronaldo, që me sa duket nënkuptonte se malli ishte cilësi e mirë dhe njëherësh tregonte dhe destinacionin final të kësaj ngarkese. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat spanjolle lënda narkotike transportohej nga Kolumbia në drejtim të Spanjës me avionë mallrash. Transporti bëhej i kamufluar sikur ishin një kompani që ofronte transport. Droga ishte e ndarë në 790 pako me kokainë dhe transportohej në valixhe të mëdha të zeza. “Koka” shqiptare e grupit dërgonte paratë në Kolumbi. Sikurse është shpjeguar në faqen zyrtare të Prokurorit spanjoll, zbulimi u bë falë “teknikave të ndryshme të policisë gjyqësore, që kanë pikasur secilin prej anëtarëve përkatës, lëvizjet e tyre dhe rolin që kishin”. “Në këtë mënyrë u bë e qartë se kishte një grup përgjegjës për grumbullimin e drogës në Kolumbi dhe fshehjen e saj në fluturime charter dhe avjonç mallrash, për në Spanjë”. Pasi mbërrinte në Evropë, kokaina “merrej në dorëzim nga një rrjet që ishte përgjegjës për shpërndarjen e saj, ndërkohë që kreu i grupit, me shtetësi shqiptare, koordinonte grumbullimin e parave dhe dërgimin e tyre drejt Kolumbisë”.

Arjan Ndoci, 45-vjeç me origjinë nga Laçi por banues në Tiranë, fillimisht kishte paraqitur një pasaportë fals me identitet të Dritan Gradica, djali i një ish-gjyqtari që jeton në Londër, por që nuk rezulton të ketë asnjë lidhje me trafikun.

Vetë Arjan Ndoci nuk ka pronësi biznese në Shqipëri, ndërsa rezulton se vite më parë ka pasur në pronësi kompaninë “Arvi” të cilën e ka shitur tek persona të tjerë kundrejt 12 mln lekëve.

/Burimi: Shqiptarja.com

Etiketa: arjan ndocihetimjulian gjokakokainapasuriashqiptarespanjetrafik droge


Ju sugjerojmë

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
Aktualitet

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën

6 Nëntor, 2025 6:39 pm
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë njerëz
Kryesore

Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë njerëz

6 Nëntor, 2025 3:01 pm
Rama tregon sa do të rriten pagat në 2026-ën
Kryesore

Rama tregon sa do të rriten pagat në 2026-ën

6 Nëntor, 2025 12:12 pm
Berisha paralajmëron protesta: Koha ka kaluar, sa më shpejt para Kryeministrisë
Kryesore

Berisha paralajmëron protesta: Koha ka kaluar, sa më shpejt para Kryeministrisë

6 Nëntor, 2025 12:10 pm
Berisha-ambasadorit të BE: Respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por…
Kryesore

Berisha-ambasadorit të BE: Respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por…

6 Nëntor, 2025 11:44 am
Votohet sot ligji për barazinë gjinore, Berisha: Produkt i demonit George Soros
Kryesore

Votohet sot ligji për barazinë gjinore, Berisha: Produkt i demonit George Soros

6 Nëntor, 2025 10:59 am
Shfrytëzonte 2 kineze për prostitucion në Tiranë, në pranga 47-vjeçarja
Kronikë

Shfrytëzonte 2 kineze për prostitucion në Tiranë, në pranga 47-vjeçarja

6 Nëntor, 2025 9:07 am
Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje
Bota

Trump: Putin më kërkoi ndihmë në zgjidhjen e luftës në Ukrainë

6 Nëntor, 2025 8:00 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për sot, 6 nëntor 2025

6 Nëntor, 2025 7:50 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 6 nëntor 2025

6 Nëntor, 2025 7:48 am
Para
FOTO-LAJM/ Bashkë por të zymtë për 5 Maj!

FOTO-LAJM/ Bashkë por të zymtë për 5 Maj!

Zbulohet autori i plagosjes në Bilisht, ngjarja për motive të dobëta

Pas thirrjeve“Enver Hoxha, Partia Komuniste”, plas dhuna në Varrezat e Dëshmorëve (VIDEO)

VIDEO/ Përplasja tek Varrezat e Dëshmorëve, si larguan demokratët idhtarët e Enver Hoxhës

VIDEO/ Përplasja tek Varrezat e Dëshmorëve, si larguan demokratët idhtarët e Enver Hoxhës
















TE FUNDIT

Nancy Pelosi largohet nga kongresi pas 40 vitesh

Nancy Pelosi largohet nga kongresi pas 40 vitesh
6 Nëntor, 2025

Nancy Pelosi, kryetarja e parë dhe e vetme femër e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së dhe një nga figurat më...

Lexo më shumë

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
6 Nëntor, 2025

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca dhe dy komisioneret e AP, Ahmet Prenci e Besnik Dedja kanë vizituar paraditen e sotme...

Lexo më shumë

SHBA planifikon të ketë prani ushtarake në Damask

SHBA planifikon të ketë prani ushtarake në Damask
6 Nëntor, 2025

Shtetet e Bashkuara po përgatiten të krijojnë një prani ushtarake në një bazë ajrore në kryeqytetin sirian, Damask, për të...

Lexo më shumë

Bllokada rekord paralizon qeverinë amerikane

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
6 Nëntor, 2025

Administrata Trump urdhëroi edhe anulimin e fluturimeve për shkak të shutdown. Ndër qytetet e prekura janë Nju Jorku, Los Anxhelosi dhe Çikagoja:...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com