Qeveria “Rama” ka programuar një mbledhje vetëm të ministrave të Partisë Socialiste në qytetin e Gjirokastrës, që pritet të mbahet të dielën.
Takimi informal është programuar të dielën pasdite, ku do të mungojnë pesë ministrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pjesë e këtij takimi do të jenë dhe drejtuesit e degëve të PS-së në 61 bashkitë e vendit. Kreu i qeverisë ndodhet prej ditës së sotme në Gjirokastër, ku zhvilloi takim me disa fermerë të zonës.