Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

COVID-19/ Vasili: Mjeku i familjes duhet të ishte vija e parë e zjarrit

2020/04/12 at 7:55 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vasili: Nëse SPAK i shmanget hetimit të blerjes së votave, vdes pa lindur

Testimi masiv për koronavirusin ka provokuar një tjetër debat mes opozitës dhe mazhorancës. Kjo e fundit, ka deklaruar se Komitetit i Grupit të Ekspertëve është ai që vendos nëse në vendin tonë duhet të përdoret metoda e testimit.


Gjatë një interviste televizive, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ngre pyetjen se “cila është përbërja e grupit të ekspertëve dhe kush e drejton?”

Vasili në cilësinë edhe të ish-ministrit të Shëndetësisë thotë se nxjerrja jashtë loje e mjekut të familjes për përballimin e kësaj pandemie ka qenë gabimi më i rëndë që shëndetësia shqiptare ka bërë.

Sipas Vasilit, kanalizimi te 127 i të gjithë fluksit të urgjencave është e gabuar. Në lidhje me aktet normative, nënkryetari i LSI thekson se ato janë në shkelje të hapur me ligjin dhe kjo mund ti kushtojë financave të shtetit nëse personat e prekur shfrytëzojnë të drejtën për të ndjekur ligjërisht çështjen.

“Çështja e mjekut të familjes ka qenë gabimi më i rëndë strategjik që shëndetësia shqiptare ka bërë. Ka mister kush e mori këtë vendim, një përgjigje e kam që këtë vendim e ka marrë kryeministri me ministrin e Shëndetësisë, se vetëm këta njerëz mund të marrin vendime të tilla. Mjeku i familjes duhet të ishte që në momentin e parë kur beteja me pandeminë filloi. Vija e parë e zjarrit është mjeku i familjes, kujdesi shëndetësor parësor. Spitali Infektiv në Tiranë është njësi klinike e kujdesit shëndetësor terciar apo tretësor, e specializuar. Vija e frontit nuk vendoset në Spitalin Infektiv, është vendosja më e gabuar e vijës së frontit. Mijëra mjekë të familjes janë filtra profesionalë të kualifikuar për raste të dyshuara me pandemi. A mundet që një njeri i thjeshtë që përmes komunikimit në telefon të zgjidhë problemet dhe të ndajë mundësitë e infektimit me koronavirus apo jo? Kjo nuk ndodh në një ditë të zakonshme. Është e qëllimshme për të fshehur të vërtetën pasi mjekët e familjes do të raportonin cila ishte gjendja e pandemisë. Vërejmë që ka një fluktuacion të shifrave, kemi ditë me 6, kemi ditë me 17, kemi ditë me 9, kemi ditë me 18, kemi ditë me 11, kemi ditë me 29. Çfarë mundësie teorike ka për të lexuar tendencën e epidemisë, shifrat janë kontradiktore. Vizita mjekësore u zëvendësua me telefon. Nuk bëhet mjekësia me telefon miq, nuk ka për tu bërë kurrë. Një mjekësi me telefon është një mjekësi që ka vdekur, një mjekësi që do të prodhojë komplikacione të rënda që mund ti vuajnë gjatë kohës së pandemisë dhe më tutje. Është një risk i paevitueshëm. Të gjitha aktet normative të dala në këtë kohë, sepse çdo veprim, çdo akt normativ që ka dalë, çdo urdhër i Ministrit të Shëndetësisë se ai është përdorur në këto kohë nga kryeministri, ka pasur një fuqi që i është nënshtruar i gjithë territori. Ju nuk keni dalë nga shtëpia me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë, kolegët tuaj nuk kanë ardhur në punë me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë. Që nga data 8 mars kanë dalë 22 të tilla. Kushtetuta flet qartë, çdo akt i tillë nga Ministri apo kushdoqoftë, merr fuqi juridike pasi ka dalë në Fletoren Zyrtare. Në Fletoren Zyrtare të gjitha këto akte janë publikuar një muaj e ca më vonë, para dy ditësh me 10 prill. Si të tilla kanë qenë akte pa fuqi juridike. Kushdo i penalizuar nga këto akte a ka të drejtë të ankohet? Sigurisht që ka. Do të hidhnit në gjyq qeverinë dhe do kërkonit dëmshpërblim në rast se kjo e drejtë përdoret”./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
COVID-19/ Eksperti: Rrezik i jashtëzakonshëm nëse masat hiqen para kohe

COVID-19/ Eksperti: Rrezik i jashtëzakonshëm nëse masat hiqen para kohe

E fejuara e Johnson mesazh prekës për mjekët: S’do ju shpërblej dot kurrë

E fejuara e Johnson mesazh prekës për mjekët: S’do ju shpërblej dot kurrë

Koronavirusi/“Po humbasim njerëz”, Rama: Kemi hyrë në një javë të vështirë

Video/ Rama: Forcat e Armatosura kujdesen për të prekurit nga tërmeti
















TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com