Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

COVID-19/ Rritet numri i viktimave e të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

2020/04/19 at 2:01 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
COVID-19/ Rritet numri i viktimave e të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

Ka arritur në 51 numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedonisë e Veriut. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar për dy viktima të tjera, një në Shkup i moshës 66 vjeç dhe një tjetër i moshës 83 vjeç në qytetin e Prilepit.

Numri më madh i viktimave, gjithsej 13, është në qytetin e Kumanovës ndërsa më pas vjen Struga me 10 dhe Shkupi me 9 viktima.

Ministri i Shëndetësisë ka njoftuar edhe për 37 raste të reja ne koronavirus që shkakton sëmundjen COVID -19. Prej tyre, 9 të infektuar janë regjistruar në Kumanovë dhe 8 në Shkup ndërsa numër më i vogël në 5 qytete tjera. Numri i përgjithshëm i personave të infektuar ka arritur duke e çuar në 1,207. Aktiv janë 977 persona ndërsa 179 janë shëruar.

Të dhënat i referohen 314 testeve të bëra në 24 orët e fundit ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera ka arritur në 11,870. Numri i personave të shëruar ka arritur në 179.

Drejtuesit e institucioneve ndërkohë kanë vazhduar me thirrjet drejtuar qytetarëve, në veçanti besimtarëve të krishterë që të mos dalin nga shtëpitë gjatë festës së pashkëve dhe të respektojnë masat e qeverisë për mbrojtje nga përhapja e koronavrusit.

Në gjithë vendin nga e premtja ka hyrë në fuqi ora policore, për kufizimin e plotë të lëvizjes deri në orën 05.00 të mëngjesit të ditës së martë.

Por, përkundër thirrjes, shumë besimtarë mbrëmë pas mesnate kanë vizituar kishat duke e shkelur orën policore.

Dyert e objekteve fetare ishin hapur përkundër zotimit të Kishës se do të respektojë masën e qeverisë.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut të shtunën njoftoi se nga fillimi i muajit maj do të nisë me lehtësimin e masave shtrënguese kundër koronavirusit.

“Ne po bëjmë një plan serioz, që pas 1 majit, të nisim me lehtësimin e disa prej masave, të cilat do të jenë në funksion të kthimit të jetës në normalitet”, ka deklaruar kryeministri Oliver Spasovski.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka dhënë vlerësime pozitive për masat që janë ndërmarrë në luftën kundër koronavirusit, por ai ka thënë se edhe pas lehtësimit të masave do të kërkohet kujdes maksimal dhe përgjegjësi nga secili prej qytetarëve./REL

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Papa: Mund të goditemi nga një virus edhe më i keq, ai i indiferencës

Papa: Mund të goditemi nga një virus edhe më i keq, ai i indiferencës

Britani, vaksina kundër COVID-19 mund të testohet gjatë javës së ardhshme

Britani, vaksina kundër COVID-19 mund të testohet gjatë javës së ardhshme

Procedimi penal, Ademi: Nuk habitem, s’kam frikë as nga arrestimi

Voltana Ademi thirrje qeverisë: Shtoni testimet, është jetike

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com