Është rritur numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Mësohet se tre persona kanë humbur jetën në orët e fundit, duke e çuar në 62 numrin total të viktimave.
Ndërkohë, në këtë shtet janë regjistruar 19 pacientë të shëruar brenda një dite. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në toatal num ri i të shëruarve është 500.
Gjatë 24-orëve të fundit janë infektuar 19 persona, nga 335 teste të kryera ndërkohë që numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në 1,386. Prej tyre,825 pacientë janë duke u trajtuar në institucione shëndetësore dhe në kushte shtëpiake.
Sa i përket viktimave, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për dy raste të reja, një në Shkup dhe një tjetër në Kumanovë. Dy personat sipas njoftimit kanë vuajtur edhe nga probleme tjera shëndetësore./ Opinion.al