Numri i viktimave dhe personave të infektuar është në reduktim nga dita në ditë në Itali.
Mësohet se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 542 persona, duke shënuar një rënie krahasuar me ditën e djeshme.
Ndërkohë, rastet e reja me koronavirus janë 1195. Numri i pacientëve të shëruar ka arritur sot më 26,491 e janë 2,099 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Në repartet e terapisë intesive po kurohen aktualisht 3,693 e numri është ulur me 99 pacientë më pak se një ditë më parë./ Opinion.al