Brazili po përballet me ditët të vështira që nga fillimi i pandemisë COVID-19. Mësohet se në 24 orët e funditkanë humbur jetën 206 persona.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve në vend ka shkuar në 2 347, ndërsa janë regjistruar 2 917 raste të reja, duke e çuar në 36 599 numrin e përgjithshëm të infektuarve.
Brazili, popullsia e të cilit arrin në rreth 210 milionë banorë është një nga vendet më të prekura nga COVID-19 në Amerikën Latine.
Por, pavarësisht ritmit të përhapjes së koronavirusit, presidenti Jair Bolsonaro vijon të jetë kundër izolimit, duke theksuar se po mbyllen vendet e punës./ Opinion.al