Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

COVID-19/ Përkrahës të Trump kërkojnë rihapjen e ekonomisë

2020/04/17 at 10:43 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
COVID-19/ Përkrahës të Trump kërkojnë rihapjen e ekonomisë

Në një kohë kur shumë amerikanë janë të mbushur me frikë, Melissa Ackison thotë se epidemia e ka mbushur me zemërim. Urdhrat për t’u izoluar në banesa, thotë zonja Ackison, kandidate republikane për Senatin shtetëror në Ohajo, janë dëshmi e zgjerimit të tepruar të autoritetetit të qeverisë. Ajo e cilëson si akt arbitrar kategorizimin e disa punëtorëve si “punonjës të domosdoshëm”.


Ackison, së bashku me djalin 10-vjeçar, ishte një ndër protestuesit që u mblodhën para legjislaturës shtetërore me thirrjet kundër urdhrave të guvernatorit Mike DeWine. Ajo thotë se nuk ka aspak frikë se mund të infektohet dhe thotë se gjithë kjo situatë është reagim i ekzagjeruar.

Protesta në Ohajo ishte një ndër të shumtat që u zhvilluan nga Teksasi në Virxhinia ku grupe të vogla me përkrahës të Presidentit Trump dhe aktivistë kundër vaksinave, organizata për të drejtën e armëmbajtjes dhe grupime të tjera që mbështesin kauza konservatore, të bashkuar nga një dyshim i thellë ndaj përpjekjeve për të pezulluar ritmin e aktivitetit të përditshëm për të parandaluar përhapjen e epidemisë. Me rritjen e irritimit nga jeta në izolim, është rritur edhe tendenca për të sfiduar urdhrat në përpjekje për të detyruar autoritetet të lehtësojnë kufizimet.

Disa protesta kanë qenë organizime të vogla, të nxitura përmes Facebook-ut. Të tjerat janë financuar nga donatorë të fuqishëm republikanë, disa prej të cilëve kanë lidhje me Presidentin Trump. Më e madhja ndër to ka qenë një tubim prej mijëra vetësh që mbushën rrugët e qytetit Lansing në Miçigan të mërkurën. Protesta i ngjante një tubimi për fushatë pro Presidentit Trump, ku pjesëmarrësit mbanin kapele e parulla me logon MAGA (Ta bëjmë Amerikën Përsëri të Madhe).

Shenjat e irritimit shfaqen ndërkohë që edhe presidenti po flet me këmbëngulje për nevojën që të lehtësohen disa nga masat kufizuese për të rigjallëruar ekonominë. Presidenti prezantoi një udhëzues për guvernatorët, por pohoi se guvernatorët kishin fjalën e fundit për momentin e rihapjes. Ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar se rihapja para kohe mund të sjellë shtim të ritmeve të infeksionit.

Por presidenti dhe disa prej përkrahësve të tij po bëhen të paduruar. Mijëra vetë, duke lëvizur me makina nëpër rrugët e qytetit Lansing, zhvilluan një protestë kundër urdhrave të Governatores demokrate Gretchen Whitmer për të kufizuar lëvizjet dhe aktivitete të tjera. Pranë legjislaturës së shtetit Miçigan, ata thërrisnin “burgoseni” – një brohoritje e njohur gjatë fushatës së 2016-tës kur përkrahësit e zotit Trump thërrisnin për burgosjen e rivales së tij, Hillary Clinton. Një protestuese kishte në dorë një pankartë kundër guvernatores Whitmer, ku shkruhej: “Hail Witmer”.

I pyetur lidhur me protestuesit, Presidenti Trump u shpreh se e kupton irritimin e tyre: “Po vuajnë… duan të rikthehen në punë”. Presidenti hodhi poshtë rrezikun nga infektimi që mund të shoqërohet me injorimin e urdhërave shtetërore.

“Mendoj se ma dëgjojnë fjalën. Më duket se mendojnë si unë, e dëgjojnë dhe e respektojnë mendimin tim. Ndërkohë unë kam të njëjtin mendim si gjysma e guvernatorëve. Nuk duam të vazhdojmë këtë mbyllje të plotë,” tha presidenti.

Anketat tregojnë se popullata e gjerë nuk ka të njëjtat pikëpamje si këta protestues. Një anketë e zhvilluar nga AP-NORC në fillim të muajit arriti në përfundimin se shumica e amerikanëve mbështesin një listë të gjatë masash kufizuese, përfshirë mbylljen e shkollave, kufizimin e grumbullimeve publike dhe mbylljen e bareve dhe restoranteve. Tre të katërtat e amerikanëve janë pro urdhëresave që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi. Shumica e demokratëve dhe republikanëve vlerësuan lart punën e autoriteteve lokale.

Por protestat nxjerrin në pah ndarjen e thellë partiake, veçanërisht në një shtet fushë-betejë si Miçigani. Protesta u organizua nga Koalicioni Konservator i Miçiganit, një grup i themeluar nga një ligjvënës shtetëror dhe bashkëshortja e tij, Meshawn Maddock, të dy përkrahës të Presidentit Trump.

Një tjetër grup që mbështeti këtë protestë është Fondi i Miçiganit për Liri, i drejtuar nga Greg McNeilly, këshilltar i familjes DeVos, një mbështetëse e fuqishme e republikanëve dhe e kauzave konservatore në këtë shtet prej dekadash. Zoti McNeilly ka qenë në 2006 menaxher i fushatës së pasuksesshme për guvernator të Dick DeVos, bashkëshorti i Sekretares së Arsimit, Betsy DeVos. Kjo organizatë, e cila nuk kërkohet të bëjë publikë emrat e donatorëve, grumbulloi mbi 4 milionë dollarë në 2018, sipas deklarimeve më të fundit për taksat.

Zonja Whitmer ishte një ndër guvernatorët që u shpreh e shqetësuar për grumbullimet, duke thënë se pjesëmarrësit po vënë në rrezik jetët e të tjerëve dhe ndoshta po bëjnë të domosdoshme zgjatjen e periudhës së izolimit. Miçigani kishte regjistruar deri të enjten mbi 2000 vdekje nga COVID-19 dhe mbi 30 mijë të infektuar nga virusi. Afërsisht një e katërta e forcës punëtore ka paraqitur kërkesë për asistencë papunësie.

Por edhe disa guvernatorë republikanë janë gjendur përballë presionit. Një varg i gjatë makinash u shfaq para legjislaturës së kontrolluar nga republikanët në Oklahoma Siti të mërkurën. Makinat kishin parulla në dritare me fjalët “Mjaft me këtë vrasje të ekonomisë” dhe “Kemi nevojë të shkojmë në kishë” dhe “Eshtë koha të kthehemi në punë”.

Carol Hefner, e cila pat kryesuar në Oklahoma fushatën për zgjedhjen e Donald Trump, ishte një ndër organizatorët e protestës. Zonja Hefner, bashkëshorti i së cilës i përket një familjeje të fuqishme me investime në sektorin e energjetikës, e cilësoi aktivitetin si tubim, jo protestë.

“Ne nuk jemi Nju Jorku. Nuk kemi të njëjtat probleme si Nju Jorku. Jemi grumbulluar me thirrjet për të rihapur bizneset dhe për të rikthyer sa më parë në aktivitet shtetin tonë”.

Protesta të tjera kanë lidhje me grupe jo shumë të njohura. Një protestë të enjten në Austin të Teksasit u shoqërua me thirrjet “Liri për Teksasin” dhe “Ta bëjmë Amerikën përsëri të Lirë”. Protesta u transmetua drejpërdrejt nga InfoWars TV, një kompani që zotërohet nga prezantuesi radiofonik, perhapës i teorive të konspiracionit, Alex Jones.

Në protestat e Ohajos morën pjesë edhe aktivistë që nuk besojnë tek vaksinat, grupime për të drejtën e armëmbajtjes dhe activistë të tjerë anti-qeveritarë.

Zonja Ackison tha se i konsideron masat izoluese të guvernatorit DeWine si zgjerim i tepruar i kompetencave qeveriare, por ajo shtoi se nuk do ta kundërshtonte Presidentin Trump nëse ai merr veprime që mund të konsiderohen jokushtetuese, për të detyruar guvernatorët të zbatojnë masa të caktuara.

“Si patriotë, ne votuam për Presidentin Trump për një arsye të caktuar. Nëse ai nuk arrin t’i bindë guvernatorët të rihapin ekonominë, atëherë ai duhet ta realizojë rihapjen me masa të tjera”.

Protestat u reklamuan përmes Facebook-ut nga grupe që sapo janë formuar për rihapjen e ekonomisë.

Pjesëmarrësja Kelly Mullin, e cila kishte sjellë një flamur me fjalët “mos me shkel me këmbë” në protestën pranë rezidencës së guvernatorit, tha se kishte sjellë edhe djemtë për t’u dhënë një mësim për lirinë në Amerikë.

Zonja Mullin tha se mendon që rreziku që paraqet koronavirusi varet nga shëndeti i individit dhe se çdo njeri mund të marrë masa për t’u vetëmbrojtur, përfshirë të flejë sa duhet, të hajë produkte organike dhe të dalë në ajër të pastër.

Specialistët e shëndetit publik thonë se nuk ka prova që dëshmojnë se konsumi i ushqimeve të caktuara e parandalon infeksionin. Pjesa më e madhe e atyre që infektohen me koronavirus e kalojnë sëmundjen me simptoma të lehta ose disi të lehta. Por personat me probleme ekzistuese shëndeti, si për shembull asma, janë më në rrezik të vdesin nga COVID-19./ VOA



Ju sugjerojmë

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”
Bota

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”

18 Maj, 2025 3:22 pm
Meta pas takimit me Berishën: Protestat, rrugë e domosdoshme që shoqëria të reagojë
Aktualitet

Meta jashtë Parlamentit?Refuzon dorëheqjen e deputetëve të PL:S’pranoj asnjë marifet

18 Maj, 2025 3:00 pm
Përfundon numërimi i votave të diasporës për subjektet politike në Berat e Vlorë
Aktualitet

Përfundon numërimi i votave të diasporës për subjektet politike në Berat e Vlorë

18 Maj, 2025 2:45 pm
Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet
InstaBIZ

Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet

18 Maj, 2025 2:30 pm
Zgjedhjet e 11 Majit/Tom Doshi falënderon 50 mijë votuesit e PSD: Misioni vazhdon!
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/Tom Doshi falënderon 50 mijë votuesit e PSD: Misioni vazhdon!

18 Maj, 2025 2:12 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Roskovec/ Shembet muri rrethues i një banese dhe e zë poshtë, humb jetën 4-vjeçarja

18 Maj, 2025 1:55 pm
Sulmet izraelite vrasin 100 persona në Gazë, negociatorët kërkojnë armëpushim
Bota

Sulmet izraelite vrasin 100 persona në Gazë, negociatorët kërkojnë armëpushim

18 Maj, 2025 1:45 pm
Mesha e Inaugurimit në Vatikan, Begaj takon Papa Leoni XIV
Aktualitet

Mesha e Inaugurimit në Vatikan, Begaj takon Papa Leoni XIV

18 Maj, 2025 1:26 pm
Vijon numërimi i votave të diasporës, sa kuti kanë mbetur pa u hapur në Tiranë
Aktualitet

Vijon numërimi i votave të diasporës, sa kuti kanë mbetur pa u hapur në Tiranë

18 Maj, 2025 1:12 pm
Rama:Nga 1 qershori shqiptarët do përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve me Italinë
Aktualitet

Rama:Nga 1 qershori shqiptarët do përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve me Italinë

18 Maj, 2025 1:00 pm
Para
Rritet numri i të infektuarve në Kosovë, 31 raste të reja në 24 orë

Rritet numri i të infektuarve në Kosovë, 31 raste të reja në 24 orë

Kush është Arben Vrioni? Lirimi i Lulzim Berishës e përplasja me Shullazin

Kush është Arben Vrioni? Lirimi i Lulzim Berishës e përplasja me Shullazin

Njerëzit me aftësi ndryshe,Rama:123 punonjës vetëizolohen për t’u shërbyer

Rama nënshkruan vendimin e faljes së ndëshkimeve, paralajmëron qytetarët
















TE FUNDIT

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”
18 Maj, 2025

Papa Leoni XIV nisi zyrtarisht shërbimin e tij të dielën duke iu drejtuar konservatorëve që ndiheshin të përjashtuar nën paraardhësin...

Lexo më shumë

Meta jashtë Parlamentit?Refuzon dorëheqjen e deputetëve të PL:S’pranoj asnjë marifet

Meta pas takimit me Berishën: Protestat, rrugë e domosdoshme që shoqëria të reagojë
18 Maj, 2025

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur poshtë zërat që thonë se ai do të marrë mandatin e...

Lexo më shumë

Përfundon numërimi i votave të diasporës për subjektet politike në Berat e Vlorë

Përfundon numërimi i votave të diasporës për subjektet politike në Berat e Vlorë
18 Maj, 2025

Ka mbaruar në Parkun Olimpik numërimi i votave të diasporës për subjektet politike në Berat dhe në Vlorë. Kujtojmë se...

Lexo më shumë

Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet

Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet
18 Maj, 2025

Ashtu siç kishte deklaruar edhe në emisionin “Opinion”, Monika Kryemadhi duket se ka hequr dorë përfundimisht nga politika. Nisur nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com