17 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë 24 orëve në vendin tonë nga 373 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë këtij harku kohor nuk janë regjistruar viktima.
Rastet e reja janë shënuar 9 në Tiranë, 2 në Vlorë, nga 1 qytetarë në Tropojë, Durrës, Fier, Lushnje, Memaliaj, Kuçovë.
Janë 166 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë.
Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,873 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 10 Mars 2023)
Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 373
Testime totale 2,043,433
Raste pozitive 333,639
Raste të shëruara 329,873
Raste Aktive 166
Humbje jete 3,600
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 144
Fier 8
Vlorë 5
Shkodër. 3
Gjirokastër. 2
Durrës. 1
Elbasan. 1
Berat. 1
Kukës. 1