Në 24 orët e fundit Maqedonia e Veriut ka regjistruar 23 viktima dhe 659 raste të reja me COVID-19, nga 1715 testime të kryera.
Ndërkohë, janë shëruar 774 persona, për herë të parë pas disa javësh, janë më shumë se rastete e reja.
Qytetet më të goditura vijojnë të jenë Shkupi, Prilepi, Tetova, Struga, Manastiri dhe Ohrit. Ndërkohë që prej nisjes së pandemisë, vendi fqinj shënon rreth 68 mijë raste dhe 1924 humbje jete./ Opinion.al