Greqia vijon të raportojë numër të lartë të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19. Autoritetet shëndetësore bëjnë më dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 901 raste të reja dhe 58 viktima nga koronavirusi.
Numri i viktimave ditën e sotme ka pësuar ulje krahasuar me një ditë më parë, në të cilën u regjistruar 96 humbje jete, ndërkohë edhe rastet e reja pësuan ulje të vogël në raport me dje.
Numri i pacientëve të shëruar në 24 orët e fundit është 534 Numri total i rasteve të koronavirus që nga fillimi i pandemisë në Greqi ka arritur 130485, ndërkohë që numri i viktimave në total është 4102.
Qeveria greke së fundmi ka ndërmarr masa të reja për sa i përket COVID-19 dhe festave të fundvitit, duke kufizuar sa më shumë të jetë e mundur qytetarët dhe grumbullimet e mundshme gjatë festave./ Opinion.al