Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi se më 1 dhjetor janë shënuar tetë raste të reja nga testimi i 1398 mostrave.
Ndërkohë në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë vdekje. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë shëruar edhe 14 persona, ndërkaq raste aktive me Covid-19 janë 314.
Sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, autoritetet shëndetësore në 24 orët paraprake kanë administruar 2142 vaksina kundër koronavirusit./Opinion.al