Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 14 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar dhe 560 raste të reja pozitive në 1.620 testime të kryera.
Sipas të dhënave të IKSHPK-së, gjatë 24 orëve janë shëruar 678 persona, duke e çuar në 27.821 numrin të shëruarve që nga fillimi i pandemisë, kurse numri i rasteve aktive është 13.469.
Numri total i rasteve pozitive është 42.377 raste nga 151.363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.087 raste të vdekjes./ Opinion.al