Ditën e sotme Indonezia ka marrë ngarkesën e parë të vaksinës kundër koronavirusit të prodhuar nga Kina, ndërkohë që vendi është bërë gati për programin e vaksinimit.
Sipas presidenti Joko Widodo, aktualisht janë marrë 1.2 milionë doza të vaksinës që Indonezia e ka testuar që prej muajit gusht.
Sipas kreut të shtetit, një ngarkesë tjetër prej 1.8 milionë vaksinash do të mbërrijë në vend në ditët e para të muajit janar.
Testime për vaksinën e Sinovac janë duke u zhvilluar dhe në Brazil dhe Turqi dhe rezultatet për eficencën e saj pritet të zbardhen në ditët në vijim.