Është rritur bilanci i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri. Mësohet se një 27-vjeçar nga Kavaja i prekur nga COVID-19 ka humbur jetën.
Sipas informacioneve, i riu ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral. 27 vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID19.
Më herët u raportua se dhe një 43-vjeçare nga Durrësi kishte humbur jetën pasi ishte prekur nga COVID-19./Opinion.al