Numri i personave të shtruar në spitalet COVID në Shqipëri është ulur në 24 orët e fundit. Raportohet se një persona ka dalë nga terapia intensive.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë 17 pacientë të shtruar, dy më pak se ditën e djeshme.
Por jo të dy këta persona janë shëruar pasi në 24 orët e fundit raportohet vetëm një person i shëruar nga koronavirusi duke e çuar totalin në 715.
Aktualisht në Shqipëri janë 200 raste aktive me koronavirus ndërsa numri i viktimave mbetet 31. /Opininon.al