Suedia është një nga vendet që nuk ka marr masa drastike për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Por, pas 373 viktimave dhe 6.442 të prekur, kryeministri suedez Stefan Löfven paralajmëroi qytetarët duke thënë “të përgatitemi për mijëra të vdekur”, duke i kujtuar se “ është e rëndësishme të kenë disiplinë”.
Lajmin e përcjell e përditëshmja Dagens Nyheter, që thotë se kriza mund të zgjasë për disa muaj. Löfven shtoi se “ kushdo e vendos vetë se si procedon për distancimin social dhe për forcimin e sistemit imunitar. Ne e bëjmë ndryshe. Ndonjëherë varet dhe nga fakti që jemi në fazë tjetër”.
Përmes kësaj deklarate, kryeministri sudez tregon se pavarësisht po “dorëzohet” para COVID-19, përsëri nuk dëshiron të heqë dorë plotësisht nga linja e butë e adoptuar në kundërshtim me emergjencën sanitare, me bare, restorante e zyra të hapura.
Ai rekomandon kufizimin e kontakteve, duke i besuar më shumë ndjenjës individuale të përgjegjësisë. Aktualisht në Suedi ndalohen rreptësisht vetëm grumbullimet e më shumë se 50 personave, kampionati i futbollit dhe eventet sportive, ndërsa mësimi po bëhet online. / Opinion.al