Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Corriere: Baroni i drogës Balili u arratis “me lejen” e shtetit shqiptar

2016/05/17 at 7:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Corriere: Baroni i drogës Balili u arratis “me lejen” e shtetit shqiptar

E përditshmja italiane “Corriere della Sera” ka publikuar sot artikullin me titull: “Droga, gjuetia e madhe në Europë në kërkim të Eskobarit të Ballkanit”.

“Klemend Balili është një menaxher shteti, një njeri i besueshëm i qeverisë shqiptare”, shkruhet në hyrje të këtij artikulli. Mbi 7 tonë marijuanë të sekuestruar në një gomone në brigjet e Greqisë ishin të destinuar të mbërrinin në Itali, fillimisht në Salento e më pas drejt Milanos ku çmimi i drogës rritet 700-800 euro për kg.

Sipas Policisë Financiare italiane, marijuana e importuar kushton reth 1000 euro për kg, e trafikantët preferojnë qytetin e Milanos si destinacionin final pasi këtu çmimi rritet 700-800 euro për kilogramë.

“Në krye të organizatës të kësaj ngarkese droge e të dhjetrave të tjera, shkruan “Corriere della Sera”, ka një të dyshuar i pagëzuar si “Eskobari i Ballkanit” dhe i kërkuar në gjysmën e Europës.”

“Ditë më parë, thuhet në artikull, DEA, agjensia Federale Amerikane Antidrogë, ka ngritur kritika të thella mbi nivelin e përfshirjes mes aparatit qeverisës shqiptarë e trafikantëve. Madje nuk është zgjidhur ende skandali i Dritan Zaganit, policit që me hetimet e tij kishte mbërritur mjaft pranë Ministrit të Brendshëm shqiptar, por që u burgos e më pas u detyrua të largohet nga vendi, nga frika e vizitës së një vrasësi me pagesë.”

Sipas burimeve investigative, shkruan Corriere della Sera, Klemend Balili, gjatë këtyre viteve është parë disa herë në Milano, si për takime zyrtare e prestigjioze për shkak të profesionit të tij, si dhe në takime informale me bashkëatdhetarë të tij në qytetin e Milanos e në provincë.

Sipas një zyrtari të policisë italiane klani i shqiptarëve të drogës, është mjaft aktiv në zonën e Abbiategrasso (komunë në Milano). Nuk zotërojnë kontrollin e plotë të këtij territori, por janë mjaft të përfshirë. Klani i shqiptarëve është gjihashtu dhe mjaft i pranishëm në provincën e Paveses.

Sipas “Corriere della Sera”, Klemend Balili preferonte të kalonte kohë në Milano nëpër Galeri, (Galeria Vittorio Emanuele II në Milano është një zonë tregtare me dyqane mjaft elegante e të shtrenjta e quajtur ndryshe dhe si salloni i borgjezisë së lartë milaneze), në dyqanet e rrugës Vercelli si dhe në ndalesat në Porta Venezia e Sheshi i Republikës.

“Që në drejtësinë shqiptare, diçka nuk funksion është fakti i njohur, shkruan e përditshmja italiane, “kriminelët mjaft pranë arrestimit nga investiguesit e huaj, lajmëroheshin në kohë e arratiseshin duke mos u gjetur më”.

E konsideruar si “Kolumbia e Europës, për prodhimin e lëndëve narkotike, rafinerive të saj e klaneve që bëjnë miliona me drogën, Shqipëria jeton një luftë të egër mes shërbimeve sekrete e qeverisë.

Të parët akuzojnë të dytët për autorizime ilegale të përgjimeve, falë instrumentave të prodhuara nga një shoqëri italiane, e që kalonin përmes kanalit diplomatik italian, drejtuar nga Anna Poggi, që koordinonte punën mes forcave të Interpolit. Pas shpërthimit të skandalit Zagani, shkruan gazeta italiane, Anna Poggi u largua nga Ministria e Brendshme italiane e rasti i saj mbart me vete disa pyetje.

Çfarë dinte mbi Zaganin? Cili është raporti i saj me Tiranën? Çfarë i mban “pranë” politikanët kryesorë shqiptarë me disa funksionarë italianë?

Këto pikëpyetje përfundon artikullin “Corriere della Sera” mund të gjenerojnë zhvillime investigative e zbulimin e pranisë së një sistemi të artikuluar. Dhe e gjitha kjo ndësa droga vazhdon të kaloj nga Shqipëria, pas një ndalese në ishujt greke, e për të mbërritur drejt Italisë, duke u ngarkuar më pas në kamione për t’u shpërndarë në Milano.

Ju sugjerojmë

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave
Rajoni

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave

24 Korrik, 2025 10:53 pm
Macron u bën thirrje partive me “vlera republikane” ta formojnë Qeverinë e re
Bota

Presidenti francez: Parisi do ta njohë Palestinën si shtet!

24 Korrik, 2025 10:31 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kosovë/ Kushtetuesja vendos masë të përkohshme për seancën konstituive

24 Korrik, 2025 10:10 pm
Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
Aktualitet

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin

24 Korrik, 2025 9:51 pm
‘Ku po e udhëheq Meloni Evropën?’, kryeministrja italiane në kopertinën e ‘TIME’
Bota

‘Ku po e udhëheq Meloni Evropën?’, kryeministrja italiane në kopertinën e ‘TIME’

24 Korrik, 2025 9:35 pm
Deklarata e ministrit izraelit: Gaza duhet të zhduket!
Bota

Deklarata e ministrit izraelit: Gaza duhet të zhduket!

24 Korrik, 2025 9:19 pm
Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë
Bota

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

24 Korrik, 2025 9:07 pm
Pallati i Kongreseve do të rijetëzohet, së shpejti kalon në pronësi të MEKI-t
Aktualitet

Pallati i Kongreseve do të rijetëzohet, së shpejti kalon në pronësi të MEKI-t

24 Korrik, 2025 8:35 pm
Ura e Milotit mbyllet përfundimisht, pas rrezikut për shembje
Aktualitet

Ura e Milotit mbyllet përfundimisht, pas rrezikut për shembje

24 Korrik, 2025 8:20 pm
Hasani: Kërkesa e presidentes është e pabazuar, vendimi i Kushtetueses pritet mbi…
Rajoni

Hasani: Kërkesa e presidentes është e pabazuar, vendimi i Kushtetueses pritet mbi…

24 Korrik, 2025 8:09 pm
Para
Zhduket pa lënë gjurmë baroni i drogës

'Santa Quaranta'/ Investim 20 milionë euro, shkojnë këngëtarë të famshëm

Shokon gazetari kosovar: Ja si u fye Eneda Tarifa nga Bora Kokëdhima

Shokon gazetari kosovar: Ja si u fye Eneda Tarifa nga Bora Kokëdhima

Video/ Rakipi në Opinion: Vajza u kërcënua për të ndryshuar dëshminë

Video/ Rakipi në Opinion: Vajza u kërcënua për të ndryshuar dëshminë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave
24 Korrik, 2025

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë për Radion Evropa e Lirë se ekzistojnë mundësi të rëndësishme për bashkëpunim ekonomik me Kosovën në...

Lexo më shumë

Presidenti francez: Parisi do ta njohë Palestinën si shtet!

Macron u bën thirrje partive me “vlera republikane” ta formojnë Qeverinë e re
24 Korrik, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi vendimin e tij për të njohur shtetin e Palestinës të enjten (24/7) , duke shtuar...

Lexo më shumë

Kosovë/ Kushtetuesja vendos masë të përkohshme për seancën konstituive

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
24 Korrik, 2025

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
24 Korrik, 2025

Vendi nuk gjen qetësi nga zjarret. Një zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Kakavijë ka bllokuar edhe punën në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com