TREVISO– Corriere della Sera shkruan sot se Audi i verdhë që terrorizoi Italianë është gjetur i djegur në një fshat Treviso. Tre autorët nuk kishin lënë asnjë gjurmë, shkruan më tej, gazeta më e madhe në Itali.
Banorët në zonën midis Fonte dhe Asolo, rreth mesnatës dëgjuan një zhurmë që ngriti vendin në alarm. Patrulla e policisë gjeti makinën në flakë përgjatë lumit Muson.
Flakët janë shuar nga zjarrfikëset dhe makina u konfiskua nga prokuroria, shkruan Corriere. Policia gjithashtu ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë të instaluara në rrugët që të çojnë në zonën në fshat ku u gjet makina e djegur.
Vazhdojë hetimet të drejtuara nga prokurori i Venecias, Stefano Ancilotto, për të gjetur banditët që sfiduan policinë për një javë.