Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çollaku dhe Stafuka u rrëmbyen nga i njëjti grup kriminal

2016/01/08 at 2:20 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Çollaku dhe Stafuka u rrëmbyen nga i njëjti grup kriminal

Rrëmbimi i Gazmend Çollakut, mbrëmjen e djeshme në afërsi të Vollgës në Durrës dhe ai i Enver Stafukës, rrëmbyer e zhdukur pa asgjë gjurmë që nga shkurti i vitit të shkuar duken të jenë bërë nga i njëjti grup kriminal.

Së paku në këtë konkluzion paraprak ka mbërritur grupi hetimor, nisur nga të dhënat e mbledhura në vendet e ngjarjes dhe krahasimi i dy pengmarrjeve.

Panorama online në një analizë të ngjarjes kujton se Stafuka, sikundër edhe Çollaku mbrëmë, janë rrëmbyer nga persona të veshur me uniforma policie.

“Mënyra e veprimit nga ana e pengmarrësve, organizimi i marrjes peng, mbajtja e uniformave të policisë, pritja e pengut pas daljes nga lokali dhe më pas tërheqja me dhunë në makinë, të gjitha duken se kanë lidhje mes tyre”- thonë për “Panorama” burime nga grupi hetimor.

Rrëmbimi i Stafukës

Enver Stafuka, personi që vodhi makinën ku udhëtuan vrasësit e komisar Dritan Lamaj u rrëmbye më 8 shkurt të vitit të shkuar. 48-vjeçari nga fshati Larushk i Krujës u akuzua dy vjet më parë për grabitjen e makinës, ku udhëtuan autorët e vrasjes së komisar Dritan Lamajt.

Ngjarja ndodhi në kohën kur 48-vjeçari po kthehej për në banesën e tij. Sipas Policisë, persona të maskuar kanë marrë forcërisht Stafukën dhe, pasi e kanë futur në automjetin e tyre, janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur.

NGJARJA
Enver Stafuka ndodhej në një lokal pranë banesës së tij, ku po ndiqte ndeshjen e futbollit Atletiko Bilbao-Barcelona së bashku me disa të njohur.

Në përfundim të ndeshjes, rreth orës 23:00, Stafuka ka dalë nga lokali dhe është drejtuar për në banesën, e cila ndodhet vetëm pak metra larg. Pasi ka përshkuar një pjesë të rrugës, tre persona të maskuar, të cilët ndodheshin brenda një automjeti të paidentifikuar, e kanë futur forcërisht në makinë dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Disa të njohur të tij kanë lajmëruar policinë, duke thënë se kanë pikasur në distancë rrëmbimin. Forca të Policisë së Krujës mbërritën në vendin e ngjarjes dhe nisën hetimet për zbardhjen e rrëmbimit dhe motivin e autorëve për të mbajtur peng Stafukën, person me precedentë të mëparshëm penalë.

Precedentet

Enver Stafuka është dënuar 4 herë për vepra të ndryshme penale, por ngjarja më e rëndë ku u përfshi emri i tij është ajo e vrasjes së Dritan Lamajt. Babai i 4 fëmijëve u arrestua mbrëmjen e 27 majit 2013 në qytetin e Fushë-Krujës, si bashkëpunëtor i dyshuar në vjedhjen e automjetit, nga i cili u ekzekutua mbrëmjen e 25 shkurtit kryekomisari Dritan Lamaj. Por Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e ka liruar si të pafajshëm për këtë ngjarje Stafukën më 13 nëntor të vitit 2013.

Ju sugjerojmë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 1:15 pm
EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

6 Qershor, 2025 1:08 pm
Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
Aktualitet

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

6 Qershor, 2025 1:02 pm
Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
Aktualitet

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

6 Qershor, 2025 12:28 pm
Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
Aktualitet

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

6 Qershor, 2025 12:14 pm
Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
Aktualitet

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

6 Qershor, 2025 12:00 pm
Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
Aktualitet

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

6 Qershor, 2025 11:58 am
Para
Foto/ Ja shqiptari që vrau me thikë gruan greke dhe u arratis me një nga fëmijët

Foto/ Ja shqiptari që vrau me thikë gruan greke dhe u arratis me një nga fëmijët

Kjo vajzë tregoi në Instagram se si e përdhunuan në dush

Kjo vajzë tregoi në Instagram se si e përdhunuan në dush

Dëshmia e vrasësit/ “Më shanë nga familja”. Si i kërkoi vëllezërit Shkambi, nëpër lokale Esat Dushaj, para se ti vriste

Dëshmia e vrasësit/ "Më shanë nga familja". Si i kërkoi vëllezërit Shkambi, nëpër lokale Esat Dushaj, para se ti vriste

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
6 Qershor, 2025

Ka zgjatur rreth dy orë arratia e Shpëtim Osmës, autorit të dyshuar të plagosjes së dyfishtë të ndodhur paraditen e...

Lexo më shumë

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
6 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Hanit të Hotit ka arrestuar një 42-vjeçar me qëllim ekstradimin, pasi ishte i dënuar nga autoritetet italiane,...

Lexo më shumë

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
6 Qershor, 2025

Pas zhvillimit të vizitës në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë me rastin e Kurban Bajramit, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali zhvilloi...

Lexo më shumë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
6 Qershor, 2025

Katër persona janë vrarë ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur përgjatë natës në Kiev, si pasojë e sulmeve me raketa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com