Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ç’ndodhi në Këshillin e Sigurisë, zbardhet përplasja Nishani-Peleshi

2016/11/12 at 9:40 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ç’ndodhi në Këshillin e Sigurisë, zbardhet përplasja Nishani-Peleshi

Kreu i shtetit, Bujar Nishani, mblodhi dje në Presidencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar dhe koordinuar politikat mbi luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

Pjesë e mbledhjes me dyer të mbyllura, që nisi në orën 18:15 të mbrëmjes, ishte kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, zv.kryeministri Niko Peleshi, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, kryeprokurori Adriatik Llalla, kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako dhe kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho.

Sipas një njoftimi të shpërndarë nga Presidenca, Këshilli i Sigurisë Kombëtare nënvizoi shqetësimin se fenomeni i përhapur i kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike përbën një aktivitet të rëndë kriminal me tendencë kriminalizimin e shoqërisë dhe me ndikim negativ në ekonominë e vendit. Gjatë takimit u theksua se një fenomen i tillë korrupton shoqërinë, dëmton shëndetin e qytetarëve dhe cenon imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare.

DISKUTIMI

Gjatë takimit me dyer të mbyllura lidhur me situatën e kanabisit në vend, por edhe mbi angazhimin institucional të qeverisë për luftimin e një fenomeni të tillë, mësohet të kenë folur ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika.

Gjatë takimit zv.kryeministri Niko Peleshi ka theksuar se në janar të vitit 2017 qeveria do të ketë gati strategjinë kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në vend. Njoftimi i Presidencës sqaron gjithashtu se gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë u theksua domosdoshmëria për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe rritja e bashkëpunimit efikas me agjencitë dhe institucionet partnere ndërkombëtare që operojnë në këtë fushë.

“U evidentua rëndësia që ka trajtimi i kësaj çështjeje në frymën e angazhimit konsensual dhe me realizëm, duke përfshirë edhe masa të rrepta për goditjen e elementëve të inkriminuar që kanë arritur të penetrojnë në organet ligjzbatuese”, sqaron zyra e Presidencës.

PËRPLASJA

Për Presidentin Nishani, krijimi i një Task-Force nga qeveria për të luftuar kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike është tregues i përmasave që ka marrë ky fenomen në vend, raporton “Panorama”.

“Mirëpres kontributet konstruktive të përcjella në këtë takim, duke vlerësuar se Task-Forca e ngritur nga ekzekutivi me qëllim arritjen e një bashkëpunimi ndërinstitucional më të suksesshëm operacional vërteton përmasën e këtij fenomeni në vend, ashtu si edhe nevojën për ta luftuar atë më me vendosmëri dhe efikasitet”, ka deklaruar Nishani gjatë takimit.

Por zv.kryeministri Niko Peleshi në fund të mbledhjes së Këshillit kërkoi që, kur të flitet për luftën kundër kanabisit në vend, aktorët politikë t’u referohen shifrave dhe jo perceptimeve. Gjithashtu, numri dy i qeverisë e konsideroi të vonuar thirrjen e një mbledhjeje të tillë nga Presidenti Nishani.

“Është tryezë e vonuar, por më mirë vonë se kurrë. E vonuar sepse policia i ka dhënë tashmë rezultatet e veta, qeveria së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë ka konsoliduar platformën për ta çuar në një fazë vendimtare këtë luftë. Por sa më shumë të mblidhemi, aq më mirë është dhe aq më shumë do t’i çojmë institucionet e tjera jo vetëm qeverinë, në një ulli të duhur në zbatimin e ligjit dhe jo në zbatim të asaj çka jep mesazhe, partia së cilës i përkasin apo perceptimi publik. Shifrat janë aty të certifikuara nga partnerët ndërkombëtarë, është mirë të bazohemi në to dhe jo të fryjmë tullumbacen e perceptimit publik, e cila dëmton imazhin e vendit tonë, por edhe inkurajon në njëfarë mënyrë kultivuesit dhe ata që kanë rënë pre e kësaj veprimtarie kriminale”, tha Peleshi./J.Mustafaraj/ Panorama

Ju sugjerojmë

”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën
Politikë

”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën

30 Maj, 2025 9:59 pm
Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
Bota

Trump akuzon Kinën se ka shkelur marrëveshjen për tarifat

30 Maj, 2025 9:51 pm
Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë
Aktualitet

Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë

30 Maj, 2025 9:37 pm
PD kërkesë Begajt: Ndaloni përfshirjen e Institucionit të Presidentit në zgjedhje
Kryesore

PD kërkesë Begajt: Ndaloni përfshirjen e Institucionit të Presidentit në zgjedhje

30 Maj, 2025 9:20 pm
Me çizme punëtorësh në garazh, banorët përmbyten nga ujërat e zeza
Aktualitet

Me çizme punëtorësh në garazh, banorët përmbyten nga ujërat e zeza

30 Maj, 2025 9:10 pm
Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia: Dyshohet fals!
Aktualitet

Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia: Dyshohet fals!

30 Maj, 2025 8:54 pm
Plagosje me armë zjarri në qytetin e Durrësit
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në qytetin e Durrësit

30 Maj, 2025 8:32 pm
Dëmtohet tabela përkujtimore në nder të Ilaria Sulës, fshihet fjala “femicid”
Te Fundit

Dëmtohet tabela përkujtimore në nder të Ilaria Sulës, fshihet fjala “femicid”

30 Maj, 2025 8:14 pm
Alarm për bomb në qendër të Tiranës, policia rrethon zonën
Aktualitet

Alarm për bomb në qendër të Tiranës, policia rrethon zonën

30 Maj, 2025 8:03 pm
“Kalova një periudhë komplekse…”, Elia Zaharia flet për herë të parë për divorcin
Aktualitet

“Kalova një periudhë komplekse…”, Elia Zaharia flet për herë të parë për divorcin

30 Maj, 2025 7:44 pm
Para
94 pako marijuanë me destinacion Italinë, pranga të riut në Portin e Durrësit

94 pako marijuanë me destinacion Italinë, pranga të riut në Portin e Durrësit

Muhaxheri: Sulmoni “Loro Boriçin”! Ja kush do ndërtonte bombat

Muhaxheri: Sulmoni “Loro Boriçin”! Ja kush do ndërtonte bombat

FOTO/ “Kjo do të jetë presidentja e parë femër në SHBA”

FOTO/ “Kjo do të jetë presidentja e parë femër në SHBA”

TE FUNDIT

”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën

”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën
30 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një tjetër takim me Youtuber-in e njohur Speed. Ata janë takuar sërish në Mynih të...

Lexo më shumë

Trump akuzon Kinën se ka shkelur marrëveshjen për tarifat

Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
30 Maj, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, sinjalizoi të premten për një rinisje të tensioneve tregtare me Kinën, duke argumentuar se Pekini kishte...

Lexo më shumë

Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë

Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë
30 Maj, 2025

Alfred Trimi është një qytetar që është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, pasi në 2018-ën ka zgjidhur martesën në...

Lexo më shumë

PD kërkesë Begajt: Ndaloni përfshirjen e Institucionit të Presidentit në zgjedhje

PD kërkesë Begajt: Ndaloni përfshirjen e Institucionit të Presidentit në zgjedhje
30 Maj, 2025

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ka kërkuar Presidentit të Republikës Bajram Begaj që të mos ndërhyjë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com