Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ç’ndodhi mes Tahirit dhe Visho Ajazit? Ja sherri në Këshillin e Sigurisë Kombëtare

2017/11/08 at 9:21 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ç’ndodhi mes Tahirit dhe Visho Ajazit? Ja sherri në Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Partia Demokratike, një vit pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë për kanabisin, ka zyrtarizuar kërkesën për deklasifikimin e mbledhjes dhe publikimin e të dhënave të raportuara në këtë mbledhje. Policia, Ministria e Brendshme, por dhe vetë qeveria tashmë kanë pranuar problematikën me kanabisin, kryesisht përgjatë vitit 2016, por PD insiston për publikimin e të dhënave që janë raportuar në këtë mbledhje.

Mbledhja u zhvillua më 11 nëntor të vitit të shkuar me kërkesë t ëish-Presidentit të Republikës dhe mbështetjen e ish-kreut të LSI, aktualisht President i Republikës, Ilir Meta. Në kulmin e debatit për këtë çështje, Mapo ka mundur të zbardhi disa nga debatet me tone të larta në këtë mbledhje. Të pranishëm kanë qenë drejtuesit e institucioneve kryesore, kreu i opozitës dhe mbledhja drejtohej nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Kulmi i debateve në mbledhje ka ardhur pas raportimit t ëish-kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika i cili ka lexuar për të pranishmit të dhëna të sakta sipas tij mbi implikimin e zyrtarëve të policisë në kultivimin e kanabisit. Po ashtu kreu i SHISH, ka treguar për sipërfaqet e kanabisit të kultivuar në mbarë vendin dhe për këtë situatë ka bërë përgjegjëse Policinë e Shtetit. Sipas të dhënave mësohet se SHISH ka qenë insitucioni i vetëm që ka referuar në prokurori të dhëna për implikimin e drejtuesve të lartë të policisë në kultivimin dhe mbrojtjen e parcelave të kanabisit.

Pikërisht ky moment ka sjellë reagimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri tashmë nën hetim për trafikim kanabisi në formën e grupit të struktuaruar kriminal, i cili i është drejtuar ish-kreut të SHISH me fjalët: Ju po luani lojë politike. “Për gjithçka thatë në këtë mbledhje nuk keni sjellë asnjë informacion në Ministrinë e Brendshme”, mësohet t’i jetë drejtuar Tahiri ish-kreut të SHISH. Menjëherë i është përgjigjru Ajazi i cili duke ju drejtuar Tahirit ka thënë: Nuk mund të sjellë informacione në Ministrinë e Brendshme, pasi zyrtarë të ndryshëm të ministrisë tuaj mund të dekonspirojnë informacionin. Ish-ministri i Brendshëm ka reaguar sërish por me tone të larta, duke bërë që Presidenti i Republikës të ndërhyjë për të qetësuar situatën.

Por ky moment nuk e ka qetësuar aspak situatën, pasi ish-ministri i Brendshëm, sërish me tone të larta i është drejtuar Presidentit të Republikës me fjalët: Ju po luani lojën e Sali Berishës. Situata që paraqiti kreu i SHISH, nuk është aspak e tillë. Por Presidenti i ka kërkuar sërish të qetësohet, ndërsa në debat ka ndërhyrë dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila i është kundërvënë Presidentit të Republikës.

Aktualisht ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si i dyshuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh në bashkëpunim me grupin e Habilajve. Ndërsa ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli është akuzuar publikisht nga opozita për fikjen e radarëve që monitorojnë detin në rastet e trafikut në narkotikëve. Të dyja këto çështje po hetohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë./MAPO

Etiketa: sherritahiri dhe visho ajazi

Ju sugjerojmë

Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë
Aktualitet

Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë

3 Tetor, 2025 10:35 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident në rrugën Kakavijë-Gjirokastër, humb jetën një person

3 Tetor, 2025 10:00 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Vritet 65-vjeçari në Lezhë

3 Tetor, 2025 9:21 pm
Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Sport

Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë

3 Tetor, 2025 8:54 pm
Zgjedhjet e pjesshme, PS konfirmon kandidatin në Mat
Politikë

Zgjedhjet e pjesshme, PS konfirmon kandidatin në Mat

3 Tetor, 2025 7:55 pm
Medellín, aty ku droga tregtohet hapur para syve të të gjithëve
Bota

Medellín, aty ku droga tregtohet hapur para syve të të gjithëve

3 Tetor, 2025 7:44 pm
Përplasje për drejtimin e Bashkisë? Veliaj reagon nga qelia: Me Ramën kam vetëm mall të takohem
Politikë

Rama mbledh strukturat e PS: Veliajn nuk e shkarkoi qeveria, por këshilli bashkiak

3 Tetor, 2025 6:44 pm
Zgjedhjet në Tiranë/ PS nis punën në terren, vendos drejtuesit e njësive
Kryesore

Zgjedhjet në Tiranë/ PS nis punën në terren, vendos drejtuesit e njësive

3 Tetor, 2025 6:42 pm
Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita
Aktualitet

Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita

3 Tetor, 2025 6:02 pm
Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”
Kryesore

Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”

3 Tetor, 2025 5:53 pm
Para
Altin Basha: Ju tregoj pse e rikthyem Arian Çanin në “Portokalli”

Altin Basha: Ju tregoj pse e rikthyem Arian Çanin në “Portokalli”

Vajza, forma juaj e gjoksit tregon çfarë tipi jeni në seks

Vajza, forma juaj e gjoksit tregon çfarë tipi jeni në seks

Video/ Imazhet prekëse të familjes nga Lushnja, ku varfëria ka pushtuar gjithçka 

Video/ Imazhet prekëse të familjes nga Lushnja, ku varfëria ka pushtuar gjithçka 

TE FUNDIT

Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë

Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë
3 Tetor, 2025

Persona të bllokuar nga reshjet e dëborës në zonën e Bjeshkës së Javorrit, Njësia Administrative Fierze, ndodhen në gjendje të...

Lexo më shumë

Aksident në rrugën Kakavijë-Gjirokastër, humb jetën një person

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
3 Tetor, 2025

Aksident me pasojë vdekje në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Pasagjeri i linjës së udhëtarëve Gjirokastër-Janinë ka vdekur në vend pas një aksidenti...

Lexo më shumë

Vritet 65-vjeçari në Lezhë

Auto-Skicë
3 Tetor, 2025

Personi që u gjet i pajetë pranë hidrovorit të Tales në Lezhë, rezulton të jetë vrarë me armë zjarri. Policia...

Lexo më shumë

Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë
3 Tetor, 2025

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Andorrës. Bie në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com