Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një postimi në “Facebook”, bëri të ditur se grupi parlamentar i kësaj force politike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Bordin e Transparencës, i cili përcakton çmimet e karburanteve.
Duke e cilësuar si Bordi i Oligarkëve, Tabaku tha se ai cakton cmimet më të larta të karburanteve në të gjithë rajonin. Sipas saj kjo duhet të jetë çështja e parë që Gjykata duhet të trajtojë.
“Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Bordin e Oligarkëve që sot po cakton cmimet më të larta të karburanteve në të gjithë rajonin! Kjo duhet të jetë cështja e parë prioritare që duhet të trajtojë kjo Gjykatë si cështje e interesit publik, si barrë për ekonominë e për familjet shqiptare”, shkruan Tabaku.
Ky ragim i Partisë Demokratike vjen pas vedimit të djeshëm të Bordit për ta rritur naftën me 22 lek, duke shkuar në 245 lekë/litër./Opinion.al