Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çmimi i energjisë, Berisha: Kjo lëvizje, do të thotë të pasurit bëhen më të pasur, të varfërit mbeten aty ku janë

2025/01/08 at 4:23 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Çmimi i energjisë, Berisha: Kjo lëvizje, do të thotë të pasurit bëhen më të pasur, të varfërit mbeten aty ku janë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me uljen e çmimit të energjisë elektrike, të njoftuar sot edhe nga kryeministri Edi Rama.

Në një prononcim për mediat, Berisha thotë se ulja e çmimit të energjisë për ata që konsumojnë shumë është një mashtrim, pasi kjo do të thotë ulje për ata që janë të pasur dhe jo për ata që janë në vështirësi ekonomike.

Berisha u shpreh se kjo lëvizje favorizon ata që konsumojnë sasi të mëdha energjie dhe shtoi se ky është një shembull i pabarazisë ekstreme dhe hipokrizisë.

Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi kërkesën e PD për një ulje të çmimit të energjisë në përpjesëtim me rrogat dhe pensionet e qytetarëve që fitojnë më pak. Ai gjithashtu kërkoi ulje të çmimit të energjisë për bizneset, veçanërisht për bizneset e vogla.

“Memorja e Edi Ramës është një mashtrim, është një mashtrim i plotë. Kjo lëvizje, do të thotë të pasurit bëhen më të pasur, të varfërit mbeten pothuaj aty ku janë. Sepse, të ulësh çmimin e energjisë për ata që konsumojnë 700 megavat, siç konsumon ai në sarajet e Surrelit, ndofta, apo ndonjë tjetër, do të thotë ta ulësh për veten tënde. Ta ulësh në 85 lekë nga 95 lekë, njëlloj si për atë që merr 100 milionë lekë në vit, me të që merr 3-4 milionë në vit, është pabarazi ekstreme dhe hipokrizi ekstreme. Partia Demokratike qendron e palëkundur. Një, në uljen në proporcion të plotë, në përpjestim të plotë me rrogat dhe pensionet për të gjithë qyetetarët që marrin një rrogë mesatare e poshtë. Rrogëlartit nuk janë preokupimi im, jo. Së dyti, ulja e padiskutueshme e çmimit të energjisë për bizneset në tërësi, bizneset e vogla në veçanti. Pra, ne nuk do pranojmë këto çmime aktuale, por do të ulim çmimet. Ne kemi patur, sepse ai është memorieshkurtër, çmimin për shqiptarët në vitin 2013 që konsumonin gjer në 250 kilovat në muaj ka qenë 70 lekë, 0.7 lekë kw/h. Ka qenë çmimi për ata që konsumonin mbi këtë kuotë, 115 lekë. Ky tani, e rriti sa e rriti, e rriti 40 e sa lekë dhe i shkatërroi njerëzit me çmime, dhe ai thotë, po e ul thotë. Po e ul në rradhë të parë, se vetë ai që konsumon 700 kË/h, bëjini llogaritë vetë, fiton me një fjalë në muaj sa konsumojnë 3 familje të tjera. Kjo nuk do të ndodhë me ne. Kjo është, thashë edhe njëherë: të marrësh energjinë, mallin që i përket qytetarëve ta shpërndash në mënyrë të barabartë, si tek të varfërit ashtu dhe tek të pasurit, por jo. Ne do përmbysim shpërndarjen e të ardhurave kombëtare në Republikën e Shqipërisë, gjersa njerëzit të çlirohen nga kjo varfëri, nga këto dhimbje të mospasjes”,-tha Berisha./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
-U tha në Opinion

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

9 Shkurt, 2026 11:26 pm
Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
-U tha në Opinion

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

9 Shkurt, 2026 10:52 pm
Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
-U tha në Opinion

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

9 Shkurt, 2026 10:38 pm
U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Kronikë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 10:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Rajoni

“Specialja” në Hagë kërkoi burg për Thaçin e 3 ish-krerëte UÇK, reagon Albin Kurti

9 Shkurt, 2026 10:21 pm
Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
Te Fundit

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

9 Shkurt, 2026 8:59 pm
Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
Kryesore

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

9 Shkurt, 2026 8:20 pm
Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
Aktualitet

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

9 Shkurt, 2026 8:15 pm
Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
Kryesore

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

9 Shkurt, 2026 7:31 pm
Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein
Bota

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein

9 Shkurt, 2026 7:29 pm
Para
“Çmimet e shportës janë rritur me 60%”, Tabaku: Taksat, monopolet dhe korrupsioni po varfërojnë shqiptarët

"Çmimet e shportës janë rritur me 60%", Tabaku: Taksat, monopolet dhe korrupsioni po varfërojnë shqiptarët

Marrëveshja e Melania Trump me Amazon, 40 milionë dollarë për dokumentarin e jetës së saj

Marrëveshja e Melania Trump me Amazon, 40 milionë dollarë për dokumentarin e jetës së saj

Zv/Sekretari amerikan, Richard Verma mbërrin në Shqipëri: I emocionuar që jam këtu

Zv/Sekretari amerikan, Richard Verma mbërrin në Shqipëri: I emocionuar që jam këtu

TE FUNDIT

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
9 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese mori vendimin, më 6 shkurt, për të rrëzuar padinë e kryeministrit ndaj GJKKO-së, në lidhje me masën e...

Lexo më shumë

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
9 Shkurt, 2026

“Kushtetuesja pezullon Ballukun, çfarë do të bëjë Rama” është tema që po diskutohet këtë të hënë në emisionin “Opinion”, pas...

Lexo më shumë

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
9 Shkurt, 2026

Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë për dënimin...

Lexo më shumë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
9 Shkurt, 2026

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, pas vendimit të Apelit të GJKKO, është vetëdorëzuar pasditen kësaj të hëne në Policinë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com