Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

ÇMIMET/ Ja sa shitet dhe blihet kanabisi momentalisht në Shqipëri

2017/01/31 at 5:50 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
ÇMIMET/ Ja sa shitet dhe blihet kanabisi momentalisht në Shqipëri

Oferta në rritje ka ndryshuar çmimin e kanabisit në tregun kriminal shqiptar. Pas një rritjeje gati 6­fish që pësoi çmimi i hashashit menjëherë pasi Policia goditi Lazaratin, në vitin 2016 dhe momentalisht, shifrat kanë ndryshuar. Çmimi ka shkuar thuajse në ato nivele ku ishin çmimet para operacionit në fshatin jugor në Gjirokastër. Madje, sipas të dhënave, sasia e madhe që hidhet në treg e ka ulur vlerën e kanabisit 3 herë më pak nga ç’ishte para goditjes së Lazaratit, shkruan Panorama.

Aktualisht një kilogram hashash në Shqipëri mund ta blesh edhe me 100 euro, nga 300-­400 që ishte gjatë kohës kur Lazarati “lulëzonte”. Rënia drastike e çmimit shpjegohet vetëm me rritjen e madhe të prodhimit. Edhe pse askush në Policinë e Shtetit nuk e thotë zyrtarisht se sa ka shkuar çmimi i kanabisit në vend, burime të rezervuara konfirmojnë çmimin më të ulët në histori, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Rrjedhimisht, prodhimi i madh në vend ka bërë që hashashi shqiptar të blihet shumë më lirë edhe jashtë kufijve.

Çmimi më i ulët i shitjes jashtë vendit është shënuar në Greqi, ku një kilogram hashash shitet 800­900 euro. Në fillim të vitit 2016, një kilogram hashash atje shitej deri në 1600 euro. Pra, thuajse është përgjysmuar vlera e kanabisit. Në vende të tjera të Europës Perëndimore, kanabisi mund të shitet edhe më shtrenjtë, nisur edhe nga kostoja më e lartë e transportit. Por edhe atje, si për shembull, në Itali apo në Holandë, çmimi ka pësuar rënie të ndjeshme.

Në Itali 1 kg hashash shitet deri në 1000 euro, nga 1500­1700 euro që ishte në fillim të 2016­ s, ndërsa në Holandë maksimumi deri në 1500 euro, nga 2200­2500 euro. Ekspertët shprehen se kjo ka ndodhur për shkak të mbiofertës.

cmime-kanabis (1)

ÇMIMET E MEPARSHME

Pas operacionit të madh që Policia e Shtetit ndërmori në Lazarat, çmimet e hashashit pësuan një ndryshim të dukshëm. Madje, ekspertët e Antidrogës shpjeguan edhe se si kanë ndryshuar çmimet e shitjes së hashashit në tregun me pakicë, por edhe në atë me shumicë. Sipas oficerëve, një vit para goditjes në Lazarat, një qese me hashash kushtonte 500 lekë të rinj, kurse pas operacionit në fshatin jugor, e njëjta sasi kushton sa tri herë më shumë, pra 1500 lekë të rinj. Rrjedhimisht, ndryshime pësoi edhe tregu i shitjes me shumicë të hashashit, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit, raporton Panorama. Nëse një vit para operacionit në Lazarat, një kilogram kanabis shkonte 300­400 euro, pas tij çmimi u gjashtëfishua.

Një kilogram hashash mund të blihet brenda vendit deri në 2600 euro, ndërsa jashtë Shqipërisë shitej thuajse dyfish. Specialistët e Antidrogës shpjegonin atëherë se, nëse më parë cilësia e drogës ka qenë shumë e mirë, pas operacionit në Lazarat filloi të shitej droga që kishte mbetur, e cila është e një cilësie shumë të dobët, e megjithatë shitej më shtrenjtë. Sipas tyre, çmimi pësoi rritje për shkak se oferta në treg ka qenë shumë e vogël, ndërsa kërkesa ka qenë shumë e madhe.

Por tashmë po ndodh e kundërta, oferta është shumë herë më e madhe se kërkesa, edhe për shkak të prodhimit shumë të lartë. Zyrtarisht nga Policia nuk ka ndonjë studim konkret për këtë fakt, ose nuk thuhet asgjë. Ndërsa shumë specialistë të Antidrogës pranojnë çmimin më të ulët në historinë e kultivimit të kanabisit në vend.

Burimi: Panorama

Ju sugjerojmë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
Aktualitet

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

9 Qershor, 2025 7:11 pm
Para
Itali, goditet klani mafioz, gra e fëmijë të përfshirë në shpërndarjen e drogës

Itali, goditet klani mafioz, gra e fëmijë të përfshirë në shpërndarjen e drogës

Apeli për ndihmë i gazetares 25-vjeçare që vuan nga sëmundja e rrallë

Apeli për ndihmë i gazetares 25-vjeçare që vuan nga sëmundja e rrallë

Raporti i FMN, Jorida Tabaku: Investimet e huaja në pikiatë

Raporti i FMN, Jorida Tabaku: Investimet e huaja në pikiatë

TE FUNDIT

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
9 Qershor, 2025

Shumica socialiste dhe opozita në konferencën e kryetarëve nuk u dakortësuan në miratimin e kalendarit për punimet e Kuvendit në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com