Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çmimet e naftës ulen me 9-10 lekë për litër në javët e fundit në Shqipëri 

2023/12/18 at 10:36 AM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Çmimet e naftës ulen me 9-10 lekë për litër në javët e fundit në Shqipëri 

Çmimet e naftës në vend janë ulur me rreth 10 lekë për litër në dy lëvizje përgjatë javëve të fundit. Aktualisht nafta po tregtohet me 183-189 lekë, nga gati 200 lekë për litër që kishte arritur më parë. 

Fillimisht çmimet ranë me 4-5 lekë për litër rreth dy javë më parë, ndërsa ditët e fundit janë reduktuar edhe me 5 lekë për litër. 

Kjo është hera e parë që çmimet e karburanteve kanë tendencë uljeje në vend, që nga muaji maj, kur çmimet u rritën disa herë radhazi, nga niveli më i ulët në mëse një vit prej rreth 170 lekësh, që u arrit në atë kohë. 

Në qershor 2023 u shfuqizua Bordi që përcaktonte çmimet tavan të karburanteve, i cili ishte krijuar që në mars 2022, kur çmimet e karburanteve u rritën me shpejtësi pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, duke arritur në tregun vendas deri në rekordin e 245 lekë për litër në prill 2022. 

Që nga shfuqizimi i Bordi, çmimet u rritën disa herë në vend, pas reflektuar asnjë ulje, ndonëse në bursa kishin tendencë ulje-ngritje. Kjo është hera e parë që operatorët po reduktojnë çmimet e karburanteve. 

Në bursat ndërkombëtare çmimet kanë rënë ndjeshëm nga 95 dollarë për fuçi, që arritën në mes të shtatorit, në rreth 75 dollarë për fuçi aktualisht. Çmimet në bursa kanë rënë në nivelin më të ulët të 6 muajve të fundit, si rrjedhojë e shqetësimeve për nivelin e lartë të prodhimit si dhe rënies së kërkesës së konsumatorëve nga çmimet ende të larta. 

Sipas parashikimeve të hershme, edhe kërkesa globale për naftë pritet që të jetë e dobët përgjatë viti 2024. 

Administrata e Informacionit të Energjisë së SHBA-së (EIA) uli parashikimin e saj të çmimit për vitin 2024 për naftën bruto Brent (treguesi referencë i naftës europiane) me 10 dollarë për fuçi. Brent do të luhatet mesatarisht 83 dollarë për fuçi, parashikoi administrata në një raport mujor, kundrejt një vlerësimi të publikuar muajin e kaluar prej 93 dollarë për fuçi./Monitor 

Ju sugjerojmë

Greqi, tërmet i fuqishëm në ishullin Rodos/Banorët e turistët, në rrugë të tmerruar
Rajoni

Greqi, tërmet i fuqishëm në ishullin Rodos/Banorët e turistët, në rrugë të tmerruar

3 Qershor, 2025 10:15 am
“Qëlluan pa paralajmërim”, Hamas: Izraeli vrau 20 palestinezë, mbi 100 të plagosur
Bota

“Qëlluan pa paralajmërim”, Hamas: Izraeli vrau 20 palestinezë, mbi 100 të plagosur

3 Qershor, 2025 10:00 am
Zbulohen magazinat ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, 4 të arrestuar
Aktualitet

Zbulohen magazinat ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, 4 të arrestuar

3 Qershor, 2025 9:46 am
Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk
Bota

Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

3 Qershor, 2025 9:34 am
Provimi i gjuhës së huaj/ Manastirliu: Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta…
Aktualitet

Provimi i gjuhës së huaj/ Manastirliu: Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta…

3 Qershor, 2025 9:27 am
Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira
Rajoni

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira

3 Qershor, 2025 8:56 am
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Nisja e sezonit turistik/Rama: Hapen 36 qendra shëndetësore verore në vend

3 Qershor, 2025 8:49 am
Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh
Bota

Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh

3 Qershor, 2025 8:39 am
27 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj
Aktualitet

27 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj

3 Qershor, 2025 8:26 am
Çdo i dytë i huaj me leje qëndrimi në Serbi vjen nga Rusia
Rajoni

Çdo i dytë i huaj me leje qëndrimi në Serbi vjen nga Rusia

3 Qershor, 2025 8:19 am
Para
Video/Plumbat rrëzojnë përtokë 40-vjeçarin në Shkodër, gruaja e pastrehë i shkon në ndihmë

Video/Plumbat rrëzojnë përtokë 40-vjeçarin në Shkodër, gruaja e pastrehë i shkon në ndihmë

Përplasen dy makina në Rrugën e Arbrit, njëra bie në humnerë, humbin jetën 2 persona 

Përplasen dy makina në Rrugën e Arbrit, njëra bie në humnerë, humbin jetën 2 persona 

Këshilli i Mandateve shqyrton sot heqjen e imunitetit të tij, ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në selinë blu

Këshilli i Mandateve shqyrton sot heqjen e imunitetit të tij, ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në selinë blu

TE FUNDIT

Greqi, tërmet i fuqishëm në ishullin Rodos/Banorët e turistët, në rrugë të tmerruar

Greqi, tërmet i fuqishëm në ishullin Rodos/Banorët e turistët, në rrugë të tmerruar
3 Qershor, 2025

Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter ndodhi në orën 02:17 pas mesnatës me orën lokale, në zonën...

Lexo më shumë

“Qëlluan pa paralajmërim”, Hamas: Izraeli vrau 20 palestinezë, mbi 100 të plagosur

“Qëlluan pa paralajmërim”, Hamas: Izraeli vrau 20 palestinezë, mbi 100 të plagosur
3 Qershor, 2025

Ushtria izraelite hap zjarr në një qendër shpërndarjeje ndihmash, duke lënë 20 persona të vranë dhe më shumë se 100...

Lexo më shumë

Zbulohen magazinat ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, 4 të arrestuar

Zbulohen magazinat ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, 4 të arrestuar
3 Qershor, 2025

Policia ka zbuluar në Rrugën e Arbërit, 2 magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false. Raportohet se 2...

Lexo më shumë

Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk
3 Qershor, 2025

Pas humbjes së kandidatit proevropian Nawrocki në zgjedhjet presidenciale polake, kryeministri Donald Tusk planifikon të kërkojë votëbesimin. "Testi i parë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com