Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çmimet e larta tkurrin blerjet në Kosovë

2025/02/15 at 10:00 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Çmimet e larta tkurrin blerjet në Kosovë

Për disa qytetarë të Kosovës, çmimet e produkteve ushqimore janë gjithnjë e më pak të përballueshme.


Betim Gashi thotë se mezi arrin të sigurojë gjithçka që duhet për familjen e tij 5-anëtarëshe.

“Gjithçka është shtrenjtuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë – vaji, mielli, sheqeri e plot produkte të tjera. Ato nuk janë kthyer më në çmime normale, por janë duke u rritur vazhdimisht”, thotë 38-vjeçari nga Prishtina.

Ai punon në një institucion shtetëror, ku paga neto është rreth 500 Euro, por për shportën mujore thotë se i duhen rreth 400 Euro.

“Këtu pa e përfshirë rrymën që më kushton rreth 40 Euro – plus faturat tjera, drurët për ngrohje, uji, mbeturinat”, thotë Betimi.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai tregon se i është dashur të zvogëlojë sasinë e produkteve higjienike, për t’i siguruar të gjitha ushqimet.

“Dikur blija detergjent të rrobave prej 9 kilogramësh, tani e marr nga 2 kilogramë”, tregon Betimi.

E, meqë ka fëmijë të vegjël, ai përmend edhe shtrenjtimin e pelenave dhe të pecetave.

Thotë se shpresa e tij e vetme është që shteti të ndërhyjë dhe t’i ulë çmimet e produkteve esenciale, sidomos ato vendore, sepse, siç thotë, janë bërë të barabarta me çmimet e produkteve të importuara.

Për këtë arsye, Betimi do t’i bashkohet edhe nismës “Kosova bojkoton”, përmes së cilës qytetarët janë organizuar në rrjete sociale dhe i kanë ftuar edhe të tjerët që të mos blejnë në dyqanet zinxhir, më 15 dhe 16 Shkurt, në shenjë proteste kundër çmimeve të larta.

Kjo nismë është ndërmarrë fillimisht në Kroaci, më 24 Janar, dhe ka rezultuar me rënie prej më shumë se 50% të shitjeve në të gjithë vendin.

Ajo është përsëritur edhe herë të tjera, jo vetëm në këtë shtet, por edhe në të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Gjetiu në botë, inflacioni ka marrë hov si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe pushtimit rus të Ukrainës.

Vitin 2022, Kosova e ka mbyllur me shkallë mesatare inflacioni gati 12%.

Aktualisht është rreth 1%.

Por, rënia e inflacionit nuk do të thotë edhe rënie e çmimeve – do të thotë se çmimet rriten më ngadalë.

Çfarë kërkohet?

Xhevat Kastrati është një ndër nismëtarët e bojkotimit të dyqaneve në Kosovë.

Shqetësues për të është fakti se, siç thotë, në shumë shtete të Bashkimit Evropian që i ka vizituar, ka hasur në disa produkte më të lira se në Kosovë.

“Shpesh flitet për shtrenjtimin e naftës si faktor për rritjen e çmimeve, me arsyetimin se nafta e shtrenjtuar, ka shtrenjtuar edhe transportin e produkteve të importuara. Mirëpo, çmimi i naftës ka rënë, e çmimet tjera jo. Për më tepër, janë shtrenjtuar edhe çmimet e produkteve vendore”, thotë ai.

Kërkesat e organizatorëve të bojkotimit për autoritetet e Kosovës janë: zbatimi i ligjeve për mbrojtjen e konsumatorit, ulja afatgjate e çmimeve konform standardit, përpilimi i ligjit për çmimet tavan dhe kontrollimi i cilësisë së ushqimit.

Radio Evropa e Lirë pyeti Ministrinë e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë në lidhje me këto kërkesa, por nuk mori përgjigje.

Një projektligj për çmimet tavan, i hartuar nga Qeveria e Kosovës në vitin 2022, është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese e vendit, vitin pasues.

Pse çmimet në Kosovë janë të larta?

Profesori i Fakultetit Ekonomik në Prishtinë, Arbër Hoti, thotë se përpos luftës në Ukrainë, e cila ka shkaktuar çrregullime në tregje, çmimet në Kosovë i ka rritur edhe importi.

Sipas tij, Kosova është shtet i varur nga importi dhe ndikohet dukshëm nga inflacioni global.

“Ajo importon mbi 80% të mallrave, duke përfshirë ushqime dhe materiale të ndërtimit. Kjo varësi e bën vendin të ndjeshëm ndaj luhatjeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe kostove të transportit”, thotë ai.

Kosova, prej vitesh, përballet me deficit të lartë tregtar.

Të dhënat e siguruara nga Dogana e Kosovës tregojnë se, gjatë vitit të kaluar, vendi ka importuar mallra në vlerë prej rreth 6.38 miliardë Eurosh, ndërsa ka eksportuar vlerën e 889 milionë Eurove.

Ky institucion nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it se sa dhe cilat produkte ushqimore importohen më së shumti.

Por, nga të dhënat e mëhershme, më së shumti importohen mishi dhe produktet tij, peshku dhe produktet e tij, mjalti, vezët, qumështi e të tjera.

Ato, kryesisht, importohen nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjermania, Italia, Turqia, Kina etj.

Si arsye për çmimet e larta, Hoti përmend edhe politikat fiskale, sipas të cilave produktet bazë dhe jobazë tatohen njësoj, si dhe mungesën e konkurrencës në treg.

“Për shembull, në sektorin e energjisë elektrike, një kompani dominuese furnizon rreth 100% të konsumatorëve”, thotë ai.

A mund të ulen çmimet?

Skënder Krasniqi nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës thotë se çmimet mund të ulen, por vetëm nëse shteti ndërhyn duke i ndihmuar bizneset vendore me subvencione.

Ai thotë se këto biznese detyrohen t’i rrisin çmimet, kur materialin për prodhim e blejnë nga jashtë me çmim më të lartë.

Ndër vite, subvencione për bizneset ka pasur.

Në konferencën e fundvitit të kaluar me afaristë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se, për tre vjet, atyre u ka shpërndarë 1.3 miliard Euro në formë të granteve dhe programeve të tjera, për të forcuar konkurrencën e tyre në tregjet vendore e ndërkombëtare.

Si zgjidhje të mundshme për uljen e çmimeve, Krasniqi sheh edhe uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për produktet ushqimore.

“TVSH-ja në ushqim të ulet nga 18% në 5%. Pra, do të kishim çmime për 13% më të ulëta për qytetarët”, thotë ai.

Një tjetër zgjidhje do të ishte diversifikimi i furnizuesve, duke shmangur varësinë nga një ose dy shtete kryesore importuese dhe duke kërkuar tregje alternative, thotë Hoti.

Këta hapa, sipas tij, do të krijonin konkurrencë më të madhe në import dhe potencialisht çmime më të ulëta.

Hoti thotë se bojkotimi i dyqaneve mund të bëhet shtysë për veprimin e institucioneve – ndikim tjetër nuk pret të ketë./REL



Ju sugjerojmë

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit
Kronikë

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit

9 Qershor, 2025 5:47 pm
Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Politikë

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 5:43 pm
Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
Sport

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

9 Qershor, 2025 5:38 pm
Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve
Bota

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve

9 Qershor, 2025 5:35 pm
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj
Bota

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj

9 Qershor, 2025 5:11 pm
Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën
Bota

Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën

9 Qershor, 2025 4:57 pm
Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!
Kryesore

Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!

9 Qershor, 2025 4:47 pm
“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë
Kryesore

“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë

9 Qershor, 2025 4:47 pm
40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord
Sport

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord

9 Qershor, 2025 4:23 pm
ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion
Aktualitet

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion

9 Qershor, 2025 4:21 pm
Para
1962/ “Një studente e re e spanjishtes studion në Madrid : Mbretëresha e Shqipërisë…”, intervista ekskluzive me Geraldinën

1962/ “Një studente e re e spanjishtes studion në Madrid : Mbretëresha e Shqipërisë…”, intervista ekskluzive me Geraldinën

Vuçiç akuza Kosovës dhe BE-së: Tentuan të më mashtronin

Përse Serbia kërkon deklaratë për Vojvodinën?

Ekonomia e romancës dixhitale, gati 100 mijë shqiptarë përdorues të Tinder

Ekonomia e romancës dixhitale, gati 100 mijë shqiptarë përdorues të Tinder
















TE FUNDIT

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit
9 Qershor, 2025

Policia e Himarës dhe pushues të rastësishëm i vijnë në ndihmë një turisteje spanjolle që kishte kërkuar ndihmë, pasi ishte...

Lexo më shumë

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
9 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, të kryesuar nga...

Lexo më shumë

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
9 Qershor, 2025

Cristian Chivu, do të jetë trajneri i ri i Interit. Trajneri rumun që dikur ka veshur fanellën e Interit si...

Lexo më shumë

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve
9 Qershor, 2025

Kremlini e përshkroi planin e afërt të Mark Rutte për një rritje të madhe të aftësive të mbrojtjes ajrore dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com