Ish- e fejuara nuk i përgjigjej dhe për të shfryrë të gjithë nervat, shqiptari u ka nxjerrë inatin tre makinave të parkuara, duke u shfryrë gomat dhe thyer dritaret.
Ngjarja ka ndodhur të martën në mbrëmje në Imola në rrugën Pisacane, ku një 34 vjeçar shqiptar me precedentë të mëparshëm penalë u arrestua nga karabinierët e Nuklit Operativ të zonës. Dy nga makinat e parkuara ishte të të afërmve të gruas.
Burri u akuzua edhe për mbajtje të jashtëligjshme të armëve dhe mjeteve prerëse./ Opinion.al