Fronti Popullor Për Kultivimin e Veprës së Enver Hoxhës në Ferizaj kërkon që ish-diktatorit të Shqipërisë t’i ngrihet një përmendore në këtë qytet, që do të jetë 11 metër e lartë.
Këtë e konfirmon Erald Selca. Ai ka thënë për “Info Magazine” se diçka e tillë është e mundur dhe se kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka dashur të marrë pjesë në ceremoninë e Enver Hoxhës të organizuar në Ferizaj.
Madje ai tha se Svarqa është përkrahës i ndërtimit të përmendores së Enver Hoxhës
“Kryetari i komunës së Ferizajt ka dashur sot të marrë pjesë në ceremoninë për Enver Hoxhën dhe kjo është shumë e mirë”, ka thënë Selca.
“Ai e ka mbështetur këtë ide dhe madje ka shprehur dëshirë që të marrë pjesë në ngjarjen e zbulimit të shtatores”.