Mediat serbe kane komentuar suksesin e Majlinda Kelmendit në Kampionatin Evropian që u mbajt në Rusi, ku fitoi medaljen e Artë duke përfaqësuar Kosovën.
Më shumë se suksesi i Majlindës, serbëve duket se u ka “djegur” lejimi i Rusisë që Kosova të përfaqësohet në Kampionatin Evropian me simbole shtetërore, ku edhe garda e ushtrisë ruse nderojë himnin dhe flamurin e Kosovës.
“Vëllezërit rusë na ngulën thikën pas shpine, ushtarët përshëndetën flamurin e Kosovës së Thaçit”, është titulli i ‘Kurir’, transmeton Indeksonline.
“Rusia kërkoi që Kosova të garoj nën flamurin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, por në fund u zbutën” , shkruan artikulli.