Një ekip në “Euro 2016”, vetëm për pjesëmarrjen në këtë turne ka fituar më shumë të ardhura (8 milionë euro) se ekipi kampion i “Copa America Centenario”, Kili (6 milionë euro).
Këtij fakti i është bërë jehonë në mediat ndërkombëtare, e sidomos ato kiliane.
Disa prej të cilave shkruajnë se skuadrat më të dobëta në Euro 2016, duke cilësuar të tillë edhe Shqipërinë, kanë fituar më shumë se kampionia e Amerikës.
Ndërsa, AS në edicionin kilen shkruan se, Shqipëria, një skuadër debutuese në evropian, mori 9 milion euro, edhe pse u eliminua në fazën e grupeve me vetëm një triumf ndaj Rumanisë.
Cilësimi i Shqipërisë si një nga skuadrat më dobëta të turnet nga media kiliane duket disi i çuditshëm, duke pasur parasysh se ekspertë të nivelit ndërkombëtar të futbollit kanë vlerësuar performancën e Shqipërisë në evropianin e Francës.