Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cipras: Minoriteti dhe emigrantët janë përdorur për fërkime Greqi-Shqipëri

2016/01/28 at 2:51 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Cipras: Minoriteti dhe emigrantët janë përdorur për fërkime Greqi-Shqipëri

TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke Jorgos Tsipras në një intervistë për Vizion Plus foli për marrëdhëniet dypalëshe duke cilësuar se disa çështje të vogla të mbetura pezull mes Greqisë e Shqipërisë mund të zgjidhen politikisht.


Sipas tij, minoriteti dhe emigrantët që duhet të kishin shërbyer për të forcuar marrëdhëniet mes shteteve janë përdorur për fërkime.

Cili është vlerësimi juaj për ecurinë dhe për perspektivën e marrëdhënieve greko-shqiptare?

Fillimisht do të dëshiroja të theksoja se çdo gjë që ka lidhje me ekonominë por edhe me shoqërinë greke, zbatimin e Programit për të cilin ramë dakord në Korrik të vitit 2015, përbën njërin dimension të politikës sonë. Një dimension i dytë ka të bëjë me programin paralel, siç e quajmë ne, program që është pikërisht përpjekja për lehtësimin e shtresave më të dobëta ekonomikisht në vend, dhe që ka lidhje edhe me emigrantët Shqiptarë që vinë nga Shqipëria. Ndërsa dimensioni i tretë ka lidhje me zbatimin e një sërë reformash, që kanë si qëllim luftën ndaj dobësive dhe patogjenezave të ekonomisë dhe të shoqërisë greke, të cilat ekzistojnë prej shumë vitesh, prej disa dhjetëvjeçarësh. Disa prej këtyre , janë të njëjta me ato të Shqipërisë, si p.sh korrupsioni. Një dimension i katërt ka të bëjë me zbatimin e një programi të gjerë të ristrukturimit prodhues, në mënyrë që të garantohen kushte të tilla të cilët nuk do të lejojnë që vendi të rifutet në një krizë si ajo që kaloi gjatë viteve të fundit. Domethënë të shfrytëzojë avantazhet e tij. Në këtë kuadër, mendoj se edhe në nivel politik, por edhe në nivel ekonomik, ekzistojnë mundësi të mëdha për përmirësimin e marrëdhënieve me Shqipërinë. Do të dëshiroja të theksoja që në krye, se me këtë vend na afrojnë lidhje shumëshekullore, janë lidhje, gjurmët e të cilëve humbasin në thellësitë e shekujve, jemi, nga shumë pikëpamje, dy popuj vëllazërorë , lidhje që u fuqizuan veçanërisht gjatë 25 viteve të fundit, si me prezencën e kompanive greke në Shqipëri dhe me shtimin në vija më të përgjithshme, të marrëdhënieve ekonomike dypalëshe, të eksporteve dhe të importeve, ashtu dhe me ardhjen në Greqi, si emigrantë ekonomikë, të shumë qindra mijëra Shqiptarëve. Këto zhvillime krijuan lidhje të reja midis dy vendeve dhe është në interes të dy vendeve që të kenë marrëdhënie akoma më të mira, si në rrafshin ekonomik, ashtu dhe në rrafshin politik. Nuk mendoj se marrëdhëniet tona duhet të jenë në nivelin e tanishëm, ato mund të përmirësohen shumë më tepër, është diçka që varet ekskluzivisht prej vullnetit politik të dyanshëm. Nuk ka çështje të tilla , për të cilat, ka me të vërtetë diçka shumë të rëndësishme që mund të na ndajë, çështje të tilla që mund t’i ndajnë dy vendet. Pra unë besoj se disa probleme, disa fërkime, mund të tejkalohen dhe të kemi me të vërtetë një epokë të re në marrëdhëniet Greko-Shqiptare.

Cili është qëndrimi i Greqisë në lidhje me perspektivën evropiane të Shqipërisë, qe tashme po synon qe brenda këtij viti te hape negociatat për anëtarësim ne BE?

Ju e dini se Greqia synon – dhe është edhe në interes të saj – që Shqipëria në perspektivë të integrohet në BE. Veç faktit se mes dy vendeve ekzistojnë lidhje shumë të forta ekonomike, nuk do ta tepronim po të thoshim se Greqia dhe Shqipëria, megjithëse Shqipëria nuk është anëtare e Bashkimit Europian, janë tashmë vendet me të lidhura ekonomikisht në rajonin e Ballkanit. Megjithëkëtë, anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, do të përmirësonte shumë më tepër marrëdhëniet midis dy vendeve, dhe do të ishte edhe në interes të popullit shqiptar. Greqia deri tani ka përkrahur pozitivisht këtë perspektivë dhe është e gatshme që t’i ofrojë çdo ekspertizë të mundshme vendit tonë fqinj, Shqipërisë. Veç kësaj, besoj se kemi edhe eksperiencën nga anëtarësimi ynë në BE që prej vitit 1980 dhe në vazhdim deri më sot, eksperiencë të cilën mendoj se mund ta ndajmë bashkarisht, sepse ekzistojnë momente pozitive por edhe momente negative nga anëtarësimi dhe prezenca jonë në BE.

Kush është roli i Minoritetit Etnik Grek në Shqipëri dhe i emigrantëve shqiptarë në Greqi në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe dy popujve tanë?

Duhet të jemi të lumtur që ekzistojnë këta dy faktorë në marrëdhëniet mes nesh, domethënë Minoriteti Etnik Grek në Shqipëri dhe emigrantët Shqiptarë në Greqi, sepse këta dy faktorë mund të përbëjnë një urë të fortë për një miqësi dhe bashkëpunim më të madh mes dy vendeve. Janë dy çështje, të cilat në vend që të shkaktojnë fërkime apo çfarëdolloj problemi, do të duhej që të jenë faktorë për një mirëkuptim më të madh midis dy vendeve, dhe nuk mund të lë pa përmendur këtu faktin se vjet, më 2015, në Greqi u votua ligji që ka të bëjë me perspektivat e akordimit të nënshtetësisë greke për emigrantët e brezit të dytë. Kjo ka të bëjë kryesisht me emigrantët shqiptarë, dhe na tregon pikërisht, perspektivat shumë më të mira që ravijëzohen për shqiptarët që jetojnë sot në Greqi, por edhe perspektivat shumë më të mira e më të të mëdha që na presin në të ardhmen. Pra jemi në një situatë, në të cilën bashkarisht dhe në mënyrë më frytdhënëse, t’u japim zgjidhje të gjitha problemeve që ekzistojnë, si për minoritetin grek këtu ashtu edhe për emigrantët shqiptarë në Greqi. Besoj se të dy palët janë të interesuara për përmirësimin e jetës së tyre.

Si i vlerësoni ju te dhënat me te fundit ne shkëmbimet tregtare dhe ekonomike mes Shqipërisë dhe Greqisë?

Këto shifra janë veçanërisht inkurajuese për të ardhmen e kompanive dhe të investimeve greke në Shqipëri, të cilat sigurisht përbëjnë vetëm njërin prej dimensioneve të marrëdhënieve tona dypalëshe. Kemi gjithashtu shkëmbimet tregtare mes nesh, janë gjithashtu, siç e theksova më lart, emigrantët ekonomikë Shqiptarë në Greqi, dhe të cilët japin kontribut edhe për vendin tonë, por edhe për Shqipërinë me remitancat që dërgojnë. Mendoj se ekzistojnë akoma mundësi mjaft të mëdha për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, dhe kjo , kur të zgjidhen disa probleme me të cilat ndodh që përballen sot disa kompani greke në Shqipëri, si edhe me rritjen e shkëmbimeve tona tregtare, ku ka një hapësirë të madhe zgjerimi.

Si e vlerësoni klimën e të bërit biznes këtu ne Shqipëri, si edhe potencialet e ekonomisë shqiptare për te tërhequr me shume biznese greke?

Shqipëria ka hedhur hapa të rëndësishëm përpara, në krahasim me gjendjen që ishte në periudhën e fillimviteve ’90, si dhe me gjendjen që mbizotëronte në fillim të viteve 2000. Sigurisht që ekzistojnë akoma hapësira për përmirësime të mëtejshme. Për më tepër, edhe ne në Greqi, që jemi sigurisht, një vend mjaft i ndryshëm për sa u përket natyrës së problemeve që kemi, nuk është se u kemi dhënë zgjidhje të gjitha problemeve që na preokupojnë. Jemi në një fazë reformash. Besoj se edhe Shqipëria ndodhet, dhe duhet të fillojë, një fazë reformash, reforma të tilla që t’u japin zgjidhje të gjitha problemeve që ekzistojnë për sa i përket klimës investuese , me të cilat përballen kompanitë që vijnë në Shqipëri, midis tyre, edhe kompanitë greke. Ndoshta mund ta dini që ne si qeveri, nuk njohim dhe nuk përsërisim motot që përsërisin Organizma të ndryshëm ndërkombëtarë rreth çështjes së rrogave dhe të kostos së punës që përfitojnë kompanitë në vendet ku ato bëjnë investime. Kjo nuk përbën përparësi për ne, dhe nuk është ajo që ne i rekomandojmë Shqipërisë. Ne besojmë se problemet që kanë të bëjnë me ambientin prodhues, vijnë për shkak të faktorëve dhe të dobësive të tjera që ekzistojnë në secilin prej dy vendeve, dhe mendoj se të dy ndodhen në një fazë tranzitore zgjidhjeje të këtyre problemeve. Ne si vend, na duhet të hedhim edhe shumë hapa të tjerë për të tërhequr investime, dhe besojmë se edhe Shqipëria, ka nevojë të hedhë edhe ajo shumë hapa në këtë fushë. Këto çështje i diskutuam edhe dje me ministrin e zhvillimit ekonomik, zotin Ahmetaj.

Greqia është nje nga partneret me te rendesishem ekonomike te Shqipërisë. Sa mendoni se ndikon kjo ne zgjidhjen e disa çështjeve te tjera te mbetura pezull mes dy vendeve?

Ashtu siç theksova dhe më parë, të dy vendet tona nuk i ndajnë probleme të tilla, të cilat nuk mund të zgjidhen. Pra nuk janë të tilla sa të rrezikojnë që njëri prej të dyve të humbasë, ndërsa tjetri të fitojë. Mendoj se janë çështje të tilla, për të cilat, në tërësinë e tyre , mund të ketë zgjidhje, prej të cilave të përfitojnë të dy palët. Edhe nëse nuk do të kishim marrëdhënie ekonomike dhe lidhje që afrojnë dy vendet, mendoj se bëhet fjalë për probleme, të cilat, me vullnet politik, dhe jo me një trajtim mikropolitik për konsum të brendshëm, në çdo rast do të mund të zgjidheshin. Aq më tepër sot kur lidhjet tona ekonomike janë të tilla, që janë të rëndësishme për të dy vendet, për jetën e tyre ekonomike dhe për perspektivat e tyre. Besoj se kemi çdo arsye që të ecim me hapa më të shpejtë për zgjidhjen e problemeve politike. Sigurisht që këto lidhje funksionojnë në favor të kësaj zgjidhjeje dhe nuk besoj se çështjet e çfarëdoshme politike do të përbëjnë pengesë për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe.



Ju sugjerojmë

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’
Aktualitet

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’

13 Maj, 2025 3:33 pm
Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret
Aktualitet

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret

13 Maj, 2025 3:14 pm
QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt
Rajoni

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt

13 Maj, 2025 2:56 pm
KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!
Aktualitet

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

13 Maj, 2025 2:49 pm
Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin
Kryesore

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin

13 Maj, 2025 2:41 pm
Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!
Aktualitet

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!

13 Maj, 2025 2:34 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Kryesore

A do të japë dorëheqjen? Kreu i PD, Berisha: Statuti do të respektohet, por..

13 Maj, 2025 2:26 pm
Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit
Aktualitet

Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit

13 Maj, 2025 2:14 pm
Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!
Aktualitet

Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!

13 Maj, 2025 2:03 pm
“Rama firmosi 100 euro një votë”/Berisha: PS, zyra ilegale pranë qendrave të votimit
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Më të grabitura në histori, u diktuan nga krimi

13 Maj, 2025 1:57 pm
Para
Serbia e ndryshon rrënjësisht rezolutën për Kosovën në Këshillin e Europës

Serbia e ndryshon rrënjësisht rezolutën për Kosovën në Këshillin e Europës

Llalla nuk i ndahet Tahirit, sërish kritika policisë

Llalla nuk i ndahet Tahirit, sërish kritika policisë

Dafina Zeqiri bashkon shqiptarët

Dafina Zeqiri bashkon shqiptarët

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’
13 Maj, 2025

Pas denoncimit të bërë nga partia ‘Mundësia’ për shpalljen e pavlefshme të disa fletëve të votimit, situata tek qendra e...

Lexo më shumë

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret
13 Maj, 2025

Kryeministri Rama ka reaguar pak minuta pasi kreu i PD, Sali Berisha, njoftoi se do të organizojë një protestë më...

Lexo më shumë

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt
13 Maj, 2025

Ambasadorët e vendeve më të industrializuara, të njohur si vendet e QUINT-it  të kërkuan nga klasa politike në Kosovë që...

Lexo më shumë

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!
13 Maj, 2025

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ ka pranuar kërkesën e PS, duke vendosur kështu mosveçimin e votave të diasporës nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com