Çiljeta Xhilaga e cila më në fund u duk se u rehatua me gjoksin e ri të përgjysmuar, fatkeqësisht nuk e ka patur të lehtë. Përkundrazi, pas operacionit këngëtarja ka përjetuar komplikime shëndetësore.
Kjo të paktën sipas deklaratës së Arian Çanit në emisionin Zonë e Lirë ku u shpreh se Çiljeta i ka kërkuar falje për mos praninë në puntatën përmbyllëse të programit për shkak të komplikimeve shëndetësore.
‘Tamam kur ishte duke hequr penjtë, një komplikim në gjoksin e majtë ka bërë që Çiljeta të niset drejt Italisë’ – u shpreh Çani këtë të premte nga Durrësi.
Prezantuesi tingëlloi serioz kur bëri deklaratën befasuese, për faktin se vetëm pak ditë më parë këngëtarja e mori doktorin italian për darkë në Tiranë si shenjë falemnderimi. /Prive.al/