Nuk u konfirmua asnjëherë si lidhje ajo mes Çiljeta Xhilagës dhe portierit të Partiznit Alban Hoxha, por tashmë njerëzit kanë filluar të aludojnë edhe për një ndarje mes tyre. Fillimisht në periudhën kur supozohej lidhja e tyre postimet e këngëtres ishin mjaft pozitive dhe të gjithë mendonin se mes tyre ekzistonte një lidhje e bukur dhe e lumtur. Por kohët e fundit kanë ndodhur disa ndryshime në profilin e Çiljetës, ku fillimisht ajo hoqi të gjith postimet që kishte me portierin, dhe më së fundmi pëlqimi në foto e cila ngjalli edhe më shumë dyshimet.
”Ai që gjithmonë kujdeset dhe mundohet t’i bëjë të tjerët të lumtur, është personi më i vetmuar”. – është foto e fundit që ka pëlqyer Çiljeta duke ngjallur edhe më shumë dyshime që pas heqjes së fotove. Epo urojmë të jetë çdo gjë në rregull.