Emisioni Opinion këtë të martë ka trajtuar përbërjen e qeverisë. Në disa mënyra, në rrugë, më anë të fotove por dhe në sondazh online njerëzit janë pyetur se cili është ministri më i njohur.
Një incident ka ndodhur me sondazhin online pasi ka rezultuar se disa për disa ministra votat kanë qenë të manipuluara. Nga totali prej 348,712 votave, rezultojnë se 307,864 janë vota të manipuluara.
Ndërkohë drejtuesi i emisioni i beri një pyetje të drejtpërdrejtë analistit Preç Zogaj.
Blendi Fevziu: Nga ky kabinet cilin nuk do mbaje ministër?
Preç Zogaj: Më vendos në një situatë hipotetike të plotë..unë po të them një gjë që këto ministra në tërësi me ndonjë përjashtim janë etik por efikasitet, efikasiteti i tyre në punë nuk është ai që mund të ishte… Sepse këta vetë janë të mbyllur në kornizën e modelit qeverisës. Këta kanë një model etatist dhe të centralizuar dhe sado gjeni të jenë këta nuk mund të prodhojnë gjë. Këta prandaj dhe nuk janë shumë të njohur sepse të gjithë vëmendjen e ka marrë kryeministri./ Opinion.al