Prokuroria e Përgjithshme është në sulm kundër korrupsionit dhe shperdorimit të detyrës. Ka në dorë dy dosje “bombë”, të cilat do ta bëjnë “Euro 2016” edhe me të kendshëm , shprehet një burim i besuar në Prokurori.
Mësohet se janë në prag arrestimi një ose dy ministra të Qeverisë Rama dhe një ish-ministër i kohës së Berishës. Prokurori i Përgjithshëm i Republikës ka dhënë urdhër të prerë që asnjë tërheqje apo lëshim ndaj fenomenit të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, kushdoqoftë.
Edhe Kryeministër! Një mori prokurorësh kanë punuar ditë-natë për dokumentimin e shpërdorimit të detyrës për një ministër të qeverisë Rama. Ndërsa për ministrin tjetër të kabinetit dosja tashmë ka marrë formë zyrtare e ku pritet që Kryeprokurori i Republikës të firmos.
Ka patur tensione të mëdha këto ditë mes politikës dhe prokurorisë. Burimi nga organi i akuzës tha si me humor se “tani nuk dalin nga asnjë rrjet, pasi e kemi me fije platini “rrjetën e peshkut” dhe janë brenda duke bërë qarkun, po në rrjet”.
Cili ministër arrestohet gjatë “Euro 2016”? Emri është në tavolinën e kryeprokurorit të Republikës. Pas kësaj qeveria mund të marrë goditje të fortë, bile dhe mund të dorëhiqet shprehet një burim nga Prokuroria, i cili thotë se rrjeta ka shkuar deri në zyrat e Kryeministrisë.
Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë dhe duket se prokuroria për herë të parë po bën atë që nuk kanë guxuar ta bëjnë në 25 vite të gjithë prokurorët sëbashku./Koha Jone