Aktori turk, Erkan Petekkaja, për publikun shqiptar është bërë i njohur nga rolet e tij në telenovelat turke.
Si “Xhihani” nga seriali “Fatet e kryqëzuara” ka rrëmbyer zemrat e shumë ndjekësve me pozitivitetin që aktori ka zgjedhur ta transmetojë nëpërmjet kamerave.
I njohur nga ekrani është edhe moderatori i emisionit “Arkivi”, i cili transmetohet në RTK (Radio Televizioni Publik), Fisnik Durguti.
Të dy i kemi parë shpesh, jo pranë njeri-tjetrit, por ka diçka që i ‘lidh’. Nuk është dashur një analizë e madhe për ta parë se sa shumë përngjajnë ata, shkruan “Lajmi.net”. Nëse nuk do t’i njihnit, sigurisht se do mendonit se janë vëllezër.