Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çili hedh poshtë akuzat: Nuk kam takuar asnjë gjyqtar, nuk është politike

2020/03/05 at 12:44 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Çili hedh poshtë akuzat: Nuk kam takuar asnjë gjyqtar, nuk është politike

Botuesi i njohur Henri Çili ka sqaruar sot në një deklaratë për mediat pozicionin e tij në lidhje me ndalimin që iu bë atij disa ditë më parë.


Çili tha se ai ka nisur një sipërmarrje të re biznesi, studio ligjore, në të cilën është aksioner në masën 75%. Në këtë sipërmarrje ai ka rolin e ndërmjetësit të shërbimeve juridike.

Ai mohoi në mënyrë kategorike se ka takuar ndonjëherë ndonjë gjykatës ose funksionar të sistemit  të drejtësisë. Çili paralajmëroi gjithashtu se do të kërkojë pafajësi dhe në fund do të kërkojë dëmshpërblim për sa ka ndodhur.

“Unë jam i përfshirë në çështjen për të cilën dyshohem se kam shkelur ligjin, aspak në funksionet e mia si botues, si pronar i UET por si ortak mazhoritar i një firme legale me një entitet juridik me vete, i regjistruar në QKR ku unë kam 75% të aksioneve, në datë 08/05/2019. Duke pasur një interes të ligjshëm, pra si ortak, pas opinioneve ligjore të avokatëve të mi, kam takuar, para- negociuar negociuar, ndërmjetësuar me persona në funksion të kontratatave për shërbime juridike dhe konsulencash të tjera, që ofron çdo studio legale sipas ligjit. Nga ana tjetër, veprimi im në kuadrin e kësaj studio, kishte ende një karakter përgatitor, ishte ende në fazë përgatitje për të ndërtuar një sistem tarifash, komisionesh për marrëveshjet dhe shërbimet në funksion të sigurimit të kontratave të shërbimeve juridike dhe të konsulencës. Specifika ime në lidhje me këtë sipërmarrje, ishte marrja përsipër edhe fushatave të komunikimit mediatik, tek organizatat e të drejtave të njeriut për shkak të specifikës që kam nga profesioni si ish gazetar.

Duke respektuar vendimin e gjykatës së Përmetit për ruajtjen e sekretit për përmbajtjen e seancës për vlerësimin e masës së arrestit unë nuk do t’i referohem asnjë elementi të seancës për të respektuar ligjin dhe zbatimin e atij vendimi të gjykatës. Por, jam këtu për t’ju përgjigjur të gjitha akuzave të bëra publike nga prokuroria apo vendimi i gjykatës që ka vlerësuar masën e arrestit apo informacionet që kanë rrjedhur në media nga organi akuzës. Fillimisht po i referohem pozitës time në lidhje me dyshimet për këto akuza. 

Akuza e parë, mashtrimi. Në kuadër të veprimtarisë sime si ortaku mazhoritar i studios ligjore nuk kam kryer asnjë veprim të paligjshëm dhe specifikisht në lidhje me akuzën e parë nuk kam mashtruar askënd për asnjë lloj arsye dhe asnjë lloj çështje. Është një marrëdhënie shërbimi mes studios legale dhe personave të kontaktuar, të afërm të personave në procese gjyqësore për shkallën e tretë, janë bërë kontakte dhe biseda për të konkluduar një kontratë shërbimesh juridike në funksion të shërbimit juridik që studio do të ofronte për këta klientë për ndjekjen e çështjes së tyre në shkallën e tretë.

Akuza e dytë, falsifikimni. Nuk kam falsifikuar asnjë dokument dhe nuk ekziston asnjë dokument i falsifikuar, as kam nënshkruar, as kam marrë pjesë në përpilimin e asnjë akti të falsifikuar të pretenduar nga prokuroria.

Akuza e tretë, fshehja e të ardhurave. Nuk kam fshehur asnjë të ardhur sepse me të dy çështjet për të cilat dyshohet se kam kryer ligjore, sepse nuk kam realizuar në kuadrin e Legal Studios asnjë arkëtim, asnjë kontratë shërbimi për një arsye të thjeshtë, sepse në të dy rastet çështjet kanë qenë në fazën e negocimit për të konkluduar një kontratë shërbimesh juridike, edhe pse kishim filluar punën përgatitore ose hapat e pare si marrja e prokurës nga i pandehuri Feti Yzeiraj dhe i rekursit në gjykatën e lartë, brenda afatit maksimal ligjor.

Akuza e katërt, ushtrimi i ndikimit të paligjshëm. Në lidhje me këto dy çështje për të cilat pretendohet se kam kryer shkelje ligjore, nuk kam takuar asnjë gjykatës, asnjë funksionar të lartë të drejtësisë , as nga unë apo avokatët e studios ligjore. Po ashtu në jetën time asnjëherë nuk kam takuar asnjë gjykatës apo funksionar të drejtësisë për të ndikuar për vendimet e ardhshme gjyqësore.

Akuza e peste, pastrime i pruduktit te vepres penale. Përderisa nuk realizuar asnjë të ardhur kështu që shprehimisht nuk kam çfarë produkti të pastroj. Dhurimi i dy njësive të shërbimit, nga ana e sipërmarrësit Seit Fishta në Velipojë është bërë me vullnet të lirë, është kryer konform ligjit, janë paguar taksat dhe është kryer në funksion të një kooperimi të ardhshëm midis nesh sipërmarrës dhe kompleksit Fishta në qytetin e Velipojës. Konkretisht kemi folur zotin Fisha, për ide dhe projekte, për të zhvilluar atje kurse trajnimi, shkolla vere, aktivitete të ndryshëm. Është e vërtetë se kontaktin me zotin Fishta ka marrë shkas nga lidhja miqësore e një prej klientëve të mi me të, por konteksti dhe arsyeja e dhurimit janë krejt të tjera dhe nuk lidhen fare me shpërblimet e drejtpërdrejta ose të tërthorta për këtë çështje e vëllezërve Aliko” tha Çili.

Sa i përket aludimeve se akuzat e tij mund të kenë prapavijë politike, botuesi i njohur tha se nuk e mendon diçka të tillë por se “kemi të bëjmë me cilësinë skandaloze të sistemit të drejtësisë të Shqipërisë”.

“A është çështja ime e nxitur politikisht? Unë nuk mundoj se jam viktimë ndonjë procesi politik, nuk jam absolutisht i bindur se kjo çështje duhet interpretuar politikisht. Mendoj se kemi të bëjmë me cilësinë skandaloze të sistemit të vjetër të drejtësisë, protagonizmit të sëmurë lokal të segmenteve të drejtësisë. Si e tillë kjo çështje nuk shërben fare për askënd “si bilanc i luftës ndaj korrupsionit apo krimit”. Është një proces i pakuptimte, absurd, për të qenë i qëllimshëm, aq me pak politikisht”. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci
Rajoni

Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci

22 Shtator, 2025 2:00 pm
Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet
Bota

Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet

22 Shtator, 2025 1:57 pm
Gati shkarkimi i Veliajt, Berisha: Kemi disa kandidatë për Tiranën
Kryesore

Gati shkarkimi i Veliajt, Berisha: Kemi disa kandidatë për Tiranën

22 Shtator, 2025 1:12 pm
Rama: Pranverën e ardhshme Diella do të jetë prezente edhe fizikisht
Aktualitet

Rama: Pranverën e ardhshme Diella do të jetë prezente edhe fizikisht

22 Shtator, 2025 1:07 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Anglia njeh Palestinës, SHBA: Mburrje e kotë

22 Shtator, 2025 11:30 am
Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha
Aktualitet

Ermal Dredha dha dorëheqjen, ja kush do e drejtojë bashkinë e Vlorës

22 Shtator, 2025 11:26 am
PS ndan deputetët në komisione, Balla: Mos mungoni në mbledhje
Kryesore

PS ndan deputetët në komisione, Balla: Mos mungoni në mbledhje

22 Shtator, 2025 10:56 am
Vrasja e Charlie Kirk, bashkëshortja: E fal të riun që i mori jetën burrit tim
Bota

Vrasja e Charlie Kirk, bashkëshortja: E fal të riun që i mori jetën burrit tim

22 Shtator, 2025 10:52 am
“Jam gati për dialog me SHBA”, Kim Jong-un: Kam kujtime të bukura me Trumpin
Bota

“Jam gati për dialog me SHBA”, Kim Jong-un: Kam kujtime të bukura me Trumpin

22 Shtator, 2025 10:51 am
Trafiku i armëve nga Shqipëria në Angli, arrestohet 20-vjeçari
Kronikë

Trafiku i armëve nga Shqipëria në Angli, arrestohet 20-vjeçari

22 Shtator, 2025 10:32 am
Para
Traktati për Qiej të Hapur, SHBA akuza të forta Rusisë

Traktati për Qiej të Hapur, SHBA akuza të forta Rusisë

“Nuk ka qen që ua tregon shkopin për flamur”, Rama sulmon Metën në Kuvend

“Nuk ka qen që ua tregon shkopin për flamur”, Rama sulmon Metën në Kuvend

17 raste të testuara për koronavirus rezultuan negative në Shqipëri

Humbi jetën pas problemeve me frymëmarrjen, dalin analizat e 50-vjeçares
















TE FUNDIT

Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci

Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci
22 Shtator, 2025

Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare aktori i shquar Enver Petrovci. Petrovci ishte i njohur për rolet e tij të...

Lexo më shumë

Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet

Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet
22 Shtator, 2025

Qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Australisë dhe Portugalisë e kanë njohur zyrtarisht Palestinën. Një shtet i shpallur në mënyrë...

Lexo më shumë

Gati shkarkimi i Veliajt, Berisha: Kemi disa kandidatë për Tiranën

Gati shkarkimi i Veliajt, Berisha: Kemi disa kandidatë për Tiranën
22 Shtator, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hedhur poshtë zërat se opozita do të bojkotojë zgjedhjet për kryetarin e ri...

Lexo më shumë

Rama: Pranverën e ardhshme Diella do të jetë prezente edhe fizikisht

Rama: Pranverën e ardhshme Diella do të jetë prezente edhe fizikisht
22 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama njoftoi se ministrja virtuale Diella, në pranverën e ardhshme, do të jetë prezente edhe fizikisht, jo vetëm...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com