Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cili është kontributi i SHBA-së në Gjykatën Speciale?

2025/01/30 at 6:35 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Cili është kontributi i SHBA-së në Gjykatën Speciale?

Kontributi i Shteteve të Bashkuara në Dhomat e Specializuara në Hagë kryesisht është i përqendruar në financimin e punonjësve të emëruar nga autoritetet shtetërore. Kështu tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Gjykatës, Angela Griep, kur u pyet nëse financimi i këtij institucioni do të preket pas pezullimit të përkohshëm të financimit nga SHBA-ja.


Griep nuk dha informacione nëse stafi i Gjykatës, që vjen nga SHBA-ja, preket nga ky vendim ose jo.

Presidenti amerikan, Donald Trump, përmes një urdhri ekzekutiv ka ngrirë për 90 ditë ndihmën ndërkombëtare. Ngrija e financimit të programeve të ndihmës është pjesë e përpjekjes së presidentit amerikan, që t’i përshtatë këto programe me qëllimet e tij të politikës së jashtme.

Por, nuk ka konfirmim nëse ky pezullim prek edhe Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, me seli në Hagë të Holandës.

Këto institucione, që njihen edhe si Gjykata Speciale, hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Aktualisht, në Hagë po zhvillohen disa gjykime ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe gjykata po ashtu ka shpallur edhe disa vendime dënuese.

Kush e financon Gjykatën Speciale?

Gjykata Speciale financohet nga Bashkimi Evropian, por edhe nga shtetet e treta kontribuuese, ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Norvegjia, Zvicra dhe Turqia.

Dhomat dhe Prokuroria e Specializuar aktualisht kanë një buxhet prej 97.1 milionë eurosh, që përfshin periudhën nga 15 qershori i vitit 2023 deri më 14 qershor 2025.

I gjithë buxheti është financuar nga BE-ja, por shtete të tjera po ashtu kontribuojnë për programe të caktuara.

Në këtë kontekst, SHBA-ja kryesisht kontribuon në financimin e disa punonjësve, thotë Griep.

Sipas raportit të fundit vjetor të Gjykatës, që i përket vitit 2023, SHBA-ja renditet e dyta, pas Holandës – shtetit mikpritës të selisë së Gjykatës – sa i përket numrit të punonjësve në Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Punonjësit e emëruar nga SHBA-ja në poste të ndryshme, ofrojnë ekspertizën e tyre në Gjykatën Speciale.

Dhomat dhe Prokurorinë e Specializuar punësojnë dy kategori punëtorësh: punonjës të emëruar përmes autoritetit shtetëror (seconded) dhe punonjësit e kontraktuar. Por, në Speciale kontribuojnë edhe praktikantë nga shtetet e BE-së dhe shtete tjera kontribuuese.

SHBA-ja financon punëtorët e saj që janë të emëruar përmes autoriteteve shtetërore.

Në Gjykatën Speciale, këta punonjës që caktohen të punojnë në Hagë, njëkohësisht mbesin të punësuar edhe në institucionet në SHBA, kryesisht në Qeveri, organizata ndërkombëtare apo agjenci të zbatimit të ligjit.

Këta punonjës në përgjithësi, por edhe varësisht nga procedurat e shteteve për emërimin e personelit, shërbejnë në Gjykatën Speciale për të paktën një vit, me mundësi të zgjatjes së shërbimit.

Shpenzimet e tyre, përfshirë pagat, kontributet për sigurime shëndetësore, shpenzimet e udhëtimeve dhe kompensimet e tjera i mbulon shteti që i ka emëruar.

Atyre po ashtu, në varësi të rrethanave, u paguhet edhe mëditjet.

Në mesin e punonjësve amerikanë, janë edhe gjykatës dhe prokurorë të specilizuar. Nënkryetari i gjykatës është amerikani, Charles L. Smith III, ndërkaq kryeprokurore është amerikania, Kimberly West, që mori këtë post më 2023.

Gjykatësi Smith, po ashtu është gjykatësi kryesor në rastin më të madh pranë gjykatës, atë kundër ish-krerëve të UÇK-së: ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi.

Sipas të dhënave, deri më 31 dhjetor 2023, në Gjykatën Speciale ishin të punësuar 283 persona, nga ta afër 30 nga SHBA-ja. Numri i punonjësve të emëruar përmes autoriteteve shtetërore po ashtu është rritur më 2023 dhe tre nga ta ishin nga SHBA-ja dhe Zvicra.

Financuesit e Gjykatës Speciale mbulojnë shpenzimet e operimit të këtij institucioni, por edhe financojnë programe dhe aspekte të caktuara të operimit. Shembull, Norvegjia ka financuar renovimin e ndërtesës së Gjykatës dhe Zvicra, përmes një granti, ka kontribuar në financimin e programit të informimit që nga viti 2018./REL



Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para
Tërmet i fuqishëm godet Malin e Zi, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri 

Lëkundje tërmeti në Athinë 

Abonetë falas/ Pensionistët presin në radhë të gjata, Bashkia shton dy pika të reja

Abonetë falas/ Pensionistët presin në radhë të gjata, Bashkia shton dy pika të reja

Interpelanca me Ramën për mbetjet toksike/Bardhi: Kreu i këtij aktiviteti është kryeministri! Si u lejuan të eksportohen nga porti i Durrësit? 

Kërkesa e Begajt ndaj “Kushtetueses”, reagon Bardhi: Akt i pashembullt, rrezikon legjitimitetin e Gjykatës 
















TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com