Filmi më i fundit i sagës “Star Ëars”, “The Force Aëakens” ka thyer të gjitha rekordet që prej debutimit të tij, ndërsa dje kaloi nivelin e një miliard dollarëve në më pak se dy javë në ekranet botërore.
“‘The Force Aëakens’, regjistroi të ardhura rekord prej 286,8 milionë dollarë në botë në fundjavën e tij të dytë, duke kaluar nivelin e një milirad dollarëve në një kohë rekord prej 12 ditësh”, deklaroi studioja e Disney-t.
“Mirëserdhe në klubin e miliarderëve, ne po të prisnim, ‘The Force Aëakens’. Por jo kaq shpejtë!”, përshëndet me humor kompania e specializuar, “Exhibitor Relations”, që organizon “box-office” të amerikës veriore.
Të ardhurat e episodid të shtatë të sagës ndëryjore ndahen në ekuilibër mes Amerikës së Veriut (545 milionë dollarë) dhe pjesës tëjetër të botës (546 milionë dollarë).