Kjo foto e shkrepur disa dite me pare tregon deputetin e PS per qarkun e Vlores, Fatmir Tocin qe pozon me veshje tradicionale te Laberise. Toci po pozon per nje portret sic duket ne foton me te madhe. Ajo qe bie ne sy, eshte se pozimi i tij eshte tipik maskilist. Me Tocin ulur dhe vajzen ne kembe. Nje tradite kjo e shume zonave ku femra respektohej me pak se mashkulli. Toci ka qene i pari qe ka hedhur ne Jug disa akuza per Koco Kokedhimen duke e akuzuar si Pashain e Jugut, ndersa pas largimit te tij, duket se pozicioni i pashait ka mbetur bosh…