Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cilësia e ujërave detarë në Shqipëri

2020/06/09 at 11:30 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Cilësia e ujërave detarë në Shqipëri

Nga: Anisa Elmazaj

Në prag të fillimit të turizmit, një lajm i mirë vjen nga agjencia Europiane e mjedisit (EEA). Sipas studimit “Qershor 2020” të botuar së fundmi prej saj, rreth 84.6% e ujërave notuese europiane përfshirë këtu edhe Mbretërinë e Bashkuar, Zvicrën dhe Shqipërinë gëzojnë kualitet “të shkëlqyer” të ujit.

Në lidhje me Shqipërinë, më shumë se gjysma (58,8%) e ujërave notuese marrin notën “shkëlqyeshëm”, 21,8% “mirë”, 4,2% “mjaftueshëm” si dhe 5,9% “të varfër”.

Krahasuar me vendet e tjera të Europës, Shqipëria renditet e dyta mbas Polonisë me sasinë më të vogël të ujërave me kualitet të “shkëlqyer”.  Ujërat më të pastra sipas këtij raporti i ka Qipro me 99,1% kualitet “të shkëlqyer”.

Në vijim të këtij raporti, rreth 80% e ujërave detarë në vendin tonë klasifikohen me kualitet “të shkëlqyer” (59,3%) dhe “te mirë” (20,4%). Pjesa tjetër klasifikohen me kualitet “mjaftueshëm” (4.4%) dhe “të varfër” (6,2%). Për vitin 2019 janë analizuar 113 kampione ujërash detare, numër më i madh ky se vitet e kaluara.

Për sa i përket ujërave të liqeneve dhe lumenjve, janë monitoruar 6 kampionë, po aq sa dhe vitin e kaluar. Në ndryshim nga ujërat detarë, ujërat e liqeneve dhe lumenjve të analizuar kategorizohen në 50% me kualitet “të shkëlqyer” dhe 50% me kualitet “të mirë”.

Raporti bazohet në monitorimet e kryera nga vendet përkatëse bazuar në direktivat e udhëzimeve europiane. Analizat kryhen mbi dy parametra mikrobiologjikë: Intestinal enterococci dhe Escherichia coli. Në rastin kur ujërat klasifikohen si “të varfra”, vendet përkatëse duhet të marrin masa dhe t’i bëjnë të ditura për publikun.

Duke parë hartën e publikuar në këtë raport, zonat me ujëra më të ndotura ndodhen në bregdetin e Durrësit, në pjesën e Plazhit të Ri në Vlorë si dhe në zonën e bregdetit të qytetit të Sarandës.

Në përgjithësi ky raport ka një impakt të madh sidomos për turizmin, pasi vëmendja që tërheq në mediat ndërkombëtare është e madhe. Ndër të tjera edhe “New York Times” dhe Associated Press e citojnë këtë raport. Fatkeqësisht, emri i vendit tonë përmendet bashkë me gjashtë vende të tjera Europiane për 3% të ujërave me kualitet “të varfër”.

Ju sugjerojmë

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025
Bota

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025

31 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre
Bota

Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre

31 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha
Aktualitet

Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha

31 Dhjetor, 2025 7:59 pm
Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit
Aktualitet

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit

31 Dhjetor, 2025 7:07 pm
Urimi i Berishës: Në 2026, do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale “Rilindja”
Kryesore

Urimi i Berishës: Në 2026, do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale “Rilindja”

31 Dhjetor, 2025 4:58 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Rusia do të fitojë në Ukrainë

31 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Familja i jep forcë shoqërisë sonë
Aktualitet

Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Familja i jep forcë shoqërisë sonë

31 Dhjetor, 2025 1:18 pm
Kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit
Aktualitet

Kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit

31 Dhjetor, 2025 11:56 am
Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor
Bota

Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor

31 Dhjetor, 2025 11:31 am
Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj
Bota

Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj

31 Dhjetor, 2025 9:56 am
Para
COVID-19/Laboratori në Wuhan mohon akuzat, Trump: Do reagojmë nëse gënjyet

Vrasja e Floyd dhe koronavirusi, Trump rrezikon Shtëpinë e Bardhë

Të shkarkuarit nga vetingu krijojnë shoqatë, letër Avokatit të Popullit

Të shkarkuarit nga vetingu krijojnë shoqatë, letër Avokatit të Popullit

FOTO/ Meta dhe Rama i japin bërrylin njëri-tjetrit

Negociatat/Soreca:Qeveria ka përgjegjësinë kryesore të udhëheqë ndryshimet

TE FUNDIT

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025
31 Dhjetor, 2025

Nga xhihadisti i shndërruar në burrë shteti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, te Virginia Giuffre, akuzuesja e amerikanit të dënuar për...

Lexo më shumë

Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre

Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre
31 Dhjetor, 2025

Viti 2025 nxori në pah filmat që arritën të bëhen fenomene globale. 1. “Ne Zha 2” – 2,15 miliardë dollarë...

Lexo më shumë

Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha

Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha
31 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka bërë urimin e tij për vitin e ri 2026, duke përmendur arritjet e viti që lam...

Lexo më shumë

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit
31 Dhjetor, 2025

Një ngjarje tjetër ka ndodhur në Vlorë, pas problemeve me pajisjet e ujit që lanë qytetarët 5 ditë pa ujë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com